Nora dëshiron të pushojë pak nga muzika

January 5, 2011   | Lajmet / Vijesti

Pas një morie angazhimesh në fundvitin që e lamë pas, këngëtarja Nora Istrefi ditët e para të këtij fillimviti ia ka dedikuar pushimit. Ajo ka thënë se është duke e akumuluar energjinë e humbur, ndërsa të rejat e radhës do të pasojnë vetëm pas një pushimi të mirë të saj.

“Këto ditë veç kam pushuar kam fjetur, pasi që vitin që vitin që e lamë më ka rënë të udhëtoj shumë gjatë e të angazhohem shumë në muzikë”.

“Për Krishtlindje isha në Kanada, ndërsa më pas isha në Gjermani e Zvicër. E duke qenë se edhe tri netët festive isha e angazhuar me këngën, më duhej shumë pushimi”, është shprehur Nora Istrefi për të përditshmen InfoPress.

Përveç angazhimeve nëpër mbrëmje të ndryshme, Nora në fund të vitit 2010 realizoi këngën dhe klipin e saj më të ri “Nora nuk o njësoj”, ku është shprehur shumë e kënaqur.

“Këngën tashmë e kam realizuar më Entermedian, si gjithmonë. Është klip shumë ‘cool’. Jam ndarë shumë e kënaqur ri rreth këngës, ashtu edhe rreth klipit”, ka përfunduar Nora.

Telegrafi
YouTube Preview Image