Shkrimtari dhe publicisti Ibrahim Berjashi ka inicuar kërkesën në Ministrinë për Kulturë

January 9, 2011   | Kulturë / Kultura

Status dhe për krijuesit e shquar shqiptarë
Shkrimtari dhe publicisti nga Ulqini Ibrahim Berjashi ka nisur  iniciativën në ministrinë e kulturës që autorët shqiptarë në Mal të Zi të fitojnë statusin  edhe për  krijuesit e shquar shqiptarë. Këtë  inicjativë deri më tani e kanë nënshkruar 33 shqiptarë të shquar në Mal të Zi. Midis tyre janë shkrimtarë, publicistë, përkthyes, artistë, shkencëtarë, intelektualë nga Ulqini, Vladimiri, Ostrosi dhe Tuzi, gazetarët, kameramanë , drejtorë të institucioneve të kulturës dhe të arsimit, drejtorë të bibliotekave,deputetë nga   Ulqini dhe përfaqësues të OJQ-ve që kanë të bëjnë me kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi.
– Qëllimi i kësaj iniciative është që Qeveria e Malit të Zi dhe Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë për  të drejtat e  njeriut dhe të pakicave dhe Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e minoriteteve kulturore në Malit të Zi të vlerësojnë  një kontribut të madh të shqiptarëve  në zhvillimin e kulturës dhe multi-kulturës në Mal të Zi. Nisur nga kjo, ne mendojmë se nga radhët e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Mal të Zi, ka shumë të cilët meritojnë të jenë mbajtësit e statusit të një krijuesi të shquar kulturor. Vështirësia jonë më e madhe është se për shkak të specifikave të gjuhës shqipe , deri më tash nuk kemi pasur mundësi të jemi laureatë i asnjë çmimi në nivelin shtetëror – Kështu i ka deklaruar të përditshmes DAN, Ibrahim Berjashi , nismëtar dhe kryetar i parë i ART CLUB-it , anëtar PEN qendrës së Malit të Zi.
Të përkujtojmë se kushti  për , për t’u kualifikuar për statusin e kandidatit potencial duhet të jetë shtetas i Malit të Zi dhe që banon brenda tij,  të jetë  fituas  i çmimit të  13  korrikut,  në kulturën dhe krijimtarinë, dhe në arritjet gjatë jetës.Kandidati  për statusin vazhdimisht duhet  për të krijuar më shumë se 20 vjet në Mal të Zi dhe të kontribojë në zhvillimin e vlerave kulturore dhe afirmimin ndërkombëtar të shtetit. Krijuesi kulturorë ka të drejtë gjatë gjithë  jetës në një kompensim  mujorë nga dita e ndarjes së  statusit të çmimit, e cila është e përcaktuar  në  varësi të shtetit të cilat artisti  i ka marrë dhe të ardhurat mesatare të fituara në vitin para pagesës së kompensimit.

Përktheu nga “Dan” Albert Camaj

Malsia.org
YouTube Preview Image

2