Vështrim mbi librin e Ali Gjeçbritajt – Gjurmëve të moteve

January 12, 2011   | Kulturë / Kultura

Ftesë që të mos e harrojmë historinë, traditën dhe trashëgiminë
Sot ka shume krijues krajane te cilet krijojne me mjaft sukses jashte (Krajes) fale frymezimit qe kane marre nga vendlindja e tyre, kurse numri i atyre qe krijojne ne Kraje eshte i vogel. Ali Gjecbritaj eshte nder krijuesit e paket qe jeton ne Kraje dhe qe vazhdon te krijoje me sukses. Pas librit te tij te pare, permbledhjes me poezi “Motet”, autori na vjen me kete liber te dyte, i cili serish ne titullin e tij permban fjalen “motet”, pra “Gjurmeve te moteve”.

Titullin e librit, ne formen e sintagmes, duhet kuptuar si nje kronike neper te cilen ka kaluar kjo krahine gjate ketyre 16 viteve, kurse autori eshte nje kronikan i perpiket I ngjarjeve, ne nje pjese te te cilave ka marre pjese edhe vete.

Ne liber jane perfshire artikuj te autorit, te botuar apo transmetuar, qe nga viti 1994 e deri ne ditet e sotme, ne revisten “Fati”, gazeten “Koha javore”, revisten “Buzuku”, Radio Televizionin e Malit te Zi, Radio “Mir”, Televizionin “Teuta”, shtojcen ne gjuhen shqipe “Polis” dhe gazeten “Illyria”.

Si njeri te arsimit dhe kultures, autorin e librit ne shkrimet gazetareske e preokupojne me teper arsimi, edukimi i te rinjve, kultura, dukurite dhe problemet jetesore te kesaj treve sic jane emigrimi, papunesia etj., por edhe trashegimia kulturo-historike, folklori, ruajtja e identitetit kombetar etj. Pjese e librit jane edhe artikujt per mergimtaret, ublat, sulet, vanet ne Liqenin e Shkodres, traditat e ndryshme te krajaneve, kremtimin e festave te ndryshme me karakter kombetar, bukurite natyrore te Krajes, Rumise dhe Liqenit te Shkodres etj.

Shkrimet gazetareske dallohen nga llojet e tjera te shkrimeve per karakterin e tyre te perkohshem, por disa nga shkrimet ne kete liber jo vetem qe nuk kane karakter te perkohshem, por pershkruajne dhe flasin per historine, traditen dhe trashegimine shumevjecare te kesaj treve dhe na ftojne dhe bejne thirrje qe mos t’i harrojme ato. Per te punuar ne gazetari duhet te kesh nder te tjera pergatitje profesionale, vullnet dhe te jesh kembengules. Ali Gjecbritaj, edhe pse me profesion nuk eshte gazetar, fale vullnetit dhe kembenguljes se tij ka arritur t’i perballoje shume veshtiresi me te cilat haste gazetari ne punen e tij. Duke qene edhe mesues, edhe kryetar i Deges se nje subjekti politik, edhe kryetar i Bashkesise Lokale te Ostrosit, edhe keshilltar ne Kuvendin e Komunes se Tivarit, ai eshte ndodhur shpesh ne nje pozite te veshtire, qe te shkruaje edhe per vetveten.

Mediat jane syri dhe veshi i opinionit. Kraja ashtu si dhe disa treva te tjera shqiptare ne Mal te Zi, si Plava, Gucia, Rozhaja etj. nuk jane te prezantuara sa duhet dhe jane lene pas dore ne mediat ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi. Per kete fajin e kemi vete ne, por duhet kuptuar edhe pozita e palakmueshme e mediave ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi. Por fale perkushtimit dhe perms syrit te Ali Gjecbritajt, ata qe nuk jetojne ne Kraje kane marre vesh se cfare ndodh nekete treve shqiptare.

Dhe ne fund, libri i Ali Gjecbritajt perben edhe nje gur me shume ne krijimtarine publicistike kushtuar Krajes.

I. Kallaba
Koha javore