Agnesa: Një tjetër bukuroshe në familjen Hadërgjonaj

January 14, 2011   | Lajmet / Vijesti

Është motra e madhe e Angjelina Hadërgjonaj, vajzës simpatike që ka nisur karrierën e saj si këngëtare, pasi ka trashëguar talentin e së ëmës këngëtares së njohur, Albërie Hadërgjonaj.

Quhet Agnesa, është 20 vjeç dhe është brune, vajza tjetër e Albëries dhe Mentorit, e cila nuk ka trashëguar talentin e të kënduarit nga nëna e saj, por ka trashëguar më së shumti pamjen.

Agnesa ka lindur në Kosovë dhe studion në vitin e dytë në Fakultetin Juridik, në një universitet në Tiranë. Ajo është dy vjet më e madhe se Anghelina 18 vjeçare, e cila ka lindur në Los Anxhelos. Angjelina tashmë njihet si këngëtare pasi ka publikuar klipin “Kopje pa kuptim”, një këngë që ironizon këngëtaret e reja që dalin në skenë duke kopjuar emra të njohur.

Tashmë, Angjelina e cila është maturante në gjimnaz, po përgatit këngën e saj të re që pritet ta publikojë së shpejti. Anghelina dhe Agnesa janë dy vajzat e vetme të Albëries, e cila u martua me Mentorin në moshën 15 vjeçare. Ajo gjithmonë ka folur në media për bukurinë e veçantë të vajzave të saj.

Panorama

YouTube Preview Image

2