Dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar nga Kryetari Hajdinaga – Video

January 14, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nje ambient i ngrohte dhe festiv si dhe shume dhurata per femijet me aftesi te kufizuara mbas festave te fundvitit. Kjo eshte mundesuar nga ministri aktual për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinosha.
Kryetari i komunës së Ulqinit ,Gëzim Hajdinaga u shpreh se festave te fundvitit, duhet t’i gezohen te gjithe femijet te cilet ne çdo mement do te marrin mbështetjen kryesore nga te gjitha strukturat e shtetit si dhe nga organzimat qe merren me  mbrojtjen e te drejtave te femijeve. “Pavarësisht nga problemet që fëmijët kanë, të gjithë fëmijët duhet të gëzohen në festat e vitit të ri.
Nuk duhet të mbetet fëmijë pa u gëzuar, qoftë me festa, qoftë me dhurata në këto festa të fundvitit”, tha Kryetari i komunës së Ulqinit ,Gëzim Hajdinaga.
Hajdinaga duke  perfaqesuar ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinoshen tha se ne gjetëm nje mbeshtetese kryesore me dhurata  simbolike,per t’ju  lehtesuar sadopak veshtiresite qe hasin familjet qe kane femije me aftesi te kufizuar.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image