Dafina Zeqiri përsëri godet: Xhuli Nura kërkon famë në kurrizin tim

January 16, 2011   | Lajmet / Vijesti

“Për shkak se s’mund të lëviznim nga moti i ftohtë, kemi qëndruar 5 ditë në Belgjikë, kur kam dëgjuar një thashethem se unë dhe Krenari jemi ndarë. Kur jam kthyer kam lexuar shumë intervista dhënë nga kjo vajza. Të them të drejtën, unë nuk e njoh dhe kurrë nuk e kam takuar atë, e lëre të kem pasur ndonjë konflikt fizik me të. Kam thënë disa herë që atë e njoh siç e njeh gjithë shqiptaria, nëpërmjet disa videove të cilat janë të ndaluara për moshat minorene dhe asgjë më shumë”.
Zhurma mediatike që është bërë për shkak të fotove të publikuara në internet, e cila nisi nga “Panorama”, po vazhdon akoma, por këtë radhë e përqendruar më shumë në mediat kosovare, të cilat po e shtjellojnë hollë e hollë këtë problem për të gjetur një përfundim. Këngëtarja Dafina Zeqiri ndihet shumë e mllefosur me deklaratën që kishte dhënë më herët Xhuli Nura, se ajo e ka pasur Krenarin më herët se Dafina. E gjendur drejtpërdrejtë në një emision televiziv, mes shumë të rejave muzikorë, ajo foli edhe për rastin në fjalë.

“Për shkak se s’mund të lëviznim nga moti i ftohtë, kemi qëndruar 5 ditë në Belgjikë, kur kam dëgjuar një thashethem se unë dhe Krenari jemi ndarë. Kur jam kthyer kam lexuar shumë intervista dhënë nga kjo vajza. Të them të drejtën, unë nuk e njoh dhe kurrë nuk e kam takuar atë, e lëre të kem pasur ndonjë konflikt fizik me të. Kam thënë disa herë që atë e njoh siç e njeh gjithë shqiptaria, nëpërmjet disa videove të cilat janë të ndaluara për moshat minorene dhe asgjë më shumë. Më vjen inat që dikush mundohet të bëjë famë në shpinë të dikujt tjetër. Këtë gjë nuk do e lejoj”, ka pohuar Dafina Zeqiri.

E teksa mediat po radhiten sa në njërën anë e sa në tjetrën, Xhuli Nura së shpejti pritet të japë versionin e vet në Klan Kosova. Se çfarë bëjnë njerëzit për të arritur deri tek fama, mund ta vlerësoni edhe vetë!

Blerand Rexhepi
YLLPRESS
YouTube Preview Image