Vllaznia nuk ka kundershtare ne Ulqin

January 16, 2011   | Sporti / Sport

Skuadra shkodrane që prej së mërkurës ndodhet në Ulqin, ku është duke zhvilluar stërvitjet në prag të rifillimit të kampionatit. Kushtet në të cilat është duke u stërvitur Vllaznia konsiderohen shumë të mira në të gjitha drejtimet. I vetmi problem deri tani është ai i gjetjes së kundërshtarëve për miqësore, sepse ekipet malazeze përgjithësisht nuk e kanë filluar akoma fazën përgatitore. Megjithatë, gjërat duket se do të rregullohen në ditët në vazhdim edhe në këtë drejtim. Ai që flet përmes telefonit nga Ulqini është zëvendëstrajneri i skuadrës, Elvis Plori. Sipas tij, gjërat po shkojnë ashtu siç ishin parashikuar. Në stërvitje me skuadrën është durrsaku Hodo, blerja e parë dhe e vetme deri tani e Vllaznisë. Ndërkohë, janë larguar tashmë prej saj drejt Elbasanit, Albert Kaçi dhe Ari Djepaxhia, që kanë kaluar në formë huazimi atje. Sipas Plorit, nuk ka asnjë lëvizje tjetër deri tani.: Ka qenë pak problem gjetja e kundërshtarëve, ngaqë në Mal të Zi skuadrat ende nuk i kanë filluar stërvitjet. Ndërkohë, për javën tjetër eshte konfirmuar miqësoren me ekipin e Petrovacit më 13 janar, ndeshje që do ta luajmë në stadiumin e Budvës, që ka një fushë shumë të mirë.

TV ROZAFA
YouTube Preview Image