Genta Ismajli: U aksidentova në aeroport

January 17, 2011   | Lajmet / Vijesti

Genta Ismajli, këngëtarja e njohur nga Kosova, e cila prej shtatë vitesh është ndër këngëtaret më të preferuara  ngado ku shkon, sallat e koncerteve mbushen vetëm me t’u përmendur emri i saj. Ajo përveç talentit të lindur për muzikë, posedon edhe një fizik të mahnitshëm, që shumë femra e kanë lakmi.
Ajo njihet për eksperimentet e saj në muzikë, të cilat vërtet kanë shkundur skenat muzikore. Por kështu nuk ngjau në turneun e saj në Amerikë, në vendin ku këngëtarja për herë të parë filloi karrierën muzikore. Kjo pasi gjatë udhëtimit këngëtarja u rrëzua në shkallët elektrike, ku pësoi lëndime serioze në gju…Rojet e sigurimit të aeroportit i kishin ardhur në ndihmë këngëtares, e cila u shpreh se është ndjerë jashtëzkonisht keq posaçarisht gjatë udhëtimit me aeroplan, sepse nuk kishte mundësi të shtrinte këmbën e cila po i shkaktonte dhimbje te jashtëzakonshme…Në pyetjen se a ishte vizituar tek mjeku, Genta u përgjigj: “Unë pothuajse asnjëherë nuk kam qenë tek mjeku, i kam fobi për më tepër mendoj se vetëm kur të kem një gjendje shumë të rëndë shëndetësore do të pranoj të vizitohem”. Megjithë aksidentin Genta vazhdoi turneun e saj në Amerikë të planifikuar kohë më parë ku sallat ishin të stërmbushura nga adhuruesit e saj. Duke mos pasur një gjendje të mirë fizike, Genta e kuptoi që nuk mundi të japë maksimumin e saj. Duket sikur Gentën po e ndjekin tersllëqe këtë vit, pasi vetëm para pak ditësh asaj iu vodh celulari në një lokal ku  po festonte ditëlindjen e shoqes së saj. “U mërzita shumë, jo aq për Iphon-in, sa për kontaktet dhe fotot personale që kisha në atë telefon” – u shpreh Genta.. Nga ana tjetër na tregon se albumi është në përfundim e sipër dhe së shpejti pritet ta lançojë në treg, ku do të realizojë një turne në të gjitha trojet shqiptare.

Koha e Re
YouTube Preview Image