“Gjuha e urrejtjes” e dërgon në gjyq Amfilohijen – Video

January 20, 2011   | Rajoni / Region

Podgoricë, 20 janar – Prokuroria e lartë shtetërore e Malit të Zi ka konfirmuar ditën e enjte se ka inicuar procedurë gjyqësore kundër mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) të Malit të Zi, Amfilohije Radoviq për shkak të gjuhës së urrejtjes, “duke mbrojtur kishën e metaltë në majën e malit të Rumisë”. Ai ka thënë se nëse rrënohet kisha në Rumi, do të rrënohet edhe xhamia në Tivar, njofton KosovaLive.

Karshi tij, mitropoliti i Kishës Autoqefale Malazeze (KAMZ), Mihailo i ka dërguar letër kryeministrit të ri të Malit të Zi, Igor Luksiq në të cilën ndër të tjera thuhet se në majën e malit të Rumisë nuk do të duhej të ketë ndonjë objekt të ndërtuar.

Ai i ka bashkangjitur letrës edhe hartat venedikase që nga viti 1571, të cilat dëshmojnë se në majën e malit të Rumisë nuk ka pasur asnjë kishë.

Ndërkohë, kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi /LD në MZ/, Mehmet Bardhi, i ka hedhur poshtë, siç ka thënë, shpifjet e Mitropolitit serb se ai po nxit rrënimin e kishës në Rumi dhe po destabilizon marrëdhëniet ndërnacionale në Malin e Zi.

“Është e vërtetë se jam angazhuar edhe angazhohem që projekti i metaltë të hiqet nga Rumia, sepse ky mal përherë ka qenë i lirë për të gjithë njerëzit. Në vend të lirisë për të cilën me shekuj e kemi kultivuar, tash jemi shumë të shqetësuar me këtë tentim okupimi të KOS-it. Në majën e malit të Rumisë ka ekzistuar asnjëherë gjatë historisë nuk ka pasur kishë”, thotë Bardhi.

Mitropoliti i KOS-it, Amfilohije, duke komentuar paralajmërimin e Prokurorisë së Lartë Shtetërore “se do të shqyrtojë arsyeshmërinë e inicimit të procedurës penale kundër tij për shkak të gjuhës së urrejtjes, tha se “jam i përgatitur edhe për burgun e Spuzhit. Gjithmonë jemi në gjyq dhe para gjyqit”.

KOHA NET

VIDEO TV IN
http://www.rtvin.me/flv/19_01_post_amfilohije.flv