Policia ka konfiskuar dokumentacionin e Komunës së Ulqinit – Financat nën hetim

January 20, 2011   | Lajmet / Vijesti

Inspektoret e Drejtorisë së policisë janë duke kontrolluar dokumentacionin e Sekretariatit për buxhet dhe financë në komunën e Ulqinit, jozyrtarisht mëson e përditshmja malazeze Pobjeda. Në Komunë askush nuk është i disponuar që të flasë për këtë temë, madje as nga radhët e opozitës.

Të hënën një grup inspektoresh nga Podgorica ka ardhur në një vizitë të paparalajmëruar në Komunën e Ulqinit dhe ka konfiskuar gjithë dokumentacionin financiar.

Me Sekretariatin për buxhet dhe financë katër vitet e kaluara ka udhëhequr Unioni Demokratik i Shqiptarëve..

Pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor vitin e kaluar ishte në rrezik dhe koalicioni në mes PDS dhe UDSH pasi PDS kërkonte që ta marrë këtë sekretariat. Pas bisedimeve u vendos qe në mandatin e ardhshëm ky sekretariat ti takojë PDS por akoma nuk është caktuar personi që do të udhëheq me këtë sekretariat.

Po ashtu, sipas burimit të të përditshmes malazeze Pobjeda, përveç dokumentacionit financiar janë shikuar edhe dokumentacioni i katastrës.

Promul Ulqin

6