Universiteti Shqiptar ne Ulqin do të rrezatoj dritë

January 20, 2011   | Kulturë / Kultura

Nga Themi J.Tushe dhe Pashko Rr.Camaj
Shoqeria njerezore,neper rrugen e gjate e te veshtire te historise e cau me force e guxim erresiren e  saj te madhe shekullore dhe doli gradualisht  ne drite vetem nepermjet diturise.Ajo e pajisi njeriun me dije e aftesi te nevojshme dhe i dha  atij  mundesi,qe te njoh me mire vetveten,ambientin qe e rrethon,natyren, ligjet, pasurite  dhe te mirat e saj pafund ,duke i vene   ato ne  sherbim te vet dhe rritur vazhdimisht nivelin e mirqenies,zhvilluar e persosur veten e tij.

Pas mijera  vjetesh pune,perpjekjesh te shumta  e sakrificash  kolosale,dora e fuqishme njerezore ,tashme e aftesuar dhe e stervitur  per te bere gjithefar mbrekullishe, arriti te pushtoj  tere globin,dhe krijoi qyteterime te tera antike ,qe nga Kina e Vjeter,India,Mesopotamia,Egjypti, Greqia,Iliria,Roma e Lashte e tj,ku lulezuan kultura,arti,skulptura,piktura, arkitektura dhe shkenca te tjera,vlera te cilat ne i kemi trashegim edhe sot,si nje pasuri e madhe nga e kaluara e ndritur dhe e arte e te pareve tane.Nje pjese e mire e ketij qyteterimi te perparuar boteror i atyre koheve te largeta ndodhet edhe ne trojet tona arberore, duke filluar qe nga Ulqini,Tuzi,Shkodra,Lezha, Kruja,Tirana,Durresi, Skampa (Elbasani) Apollonia(Fier),Berati,Bylisi(Mallakaster), Vlora,Orikumi, Gjirokastra, Butrinti (Sarande),Kosova,Ilirida e Cameria,qe i perket kombit tone te ndritur Pellazgo-Iliro-Shqiptar.
Gjate asaj periudhe te lashte,kudo ne te kater anet e botes,qe nga Azia, Afrika e deri ne Europe,popuj te ndryshem te perparuar e  te civilizuar,si ai romak,ilirian,grek,izraelit,egjyptian e tj,i dhane nje hov te ri e te vrullshem zhvillimit te shoqerise se kesaj kohe dhe me iniciative e largpamesi  hapen per here te pare  edhe qendra e institucione te rendesishme dijesh me perspektive,qe me vone u shndrruan ne shkolla e universitete,te cilat sherbyen si vatra te fuqishme,per te mesuar e perhapur diturine,artin, kulturen e shkencen,emri i te cilave kujtohet edhe sot me respekt nga te gjithe.
Mendja njerezore dhe inteligjenca e fuqishme e saj e etur vazhdimisht per dije e dituri dhe e ndricuar gjithmone prej tyre,duke rritur me tej  tekniken dhe persosur nivelin e mjeteve te saj,arriti mjaft  shpejt te beje zbulime te shumta gjeografike,astronomike e shpikje te medha shkencore,kaperceu male,dete, oqeane e kontinente te tera dhe fluturoi edhe neper hapsire,ku po eksploron  me sukses Kozmosin me planetet e tij dhe meson perhere e  me teper  te fshehtat dhe misteret e Universit.
Edhe kombi yne  arsimdashes,ka perse te mburret  e levdohet,per kontributin  e madhe  qe i ka dhene kultures e qyteterimit boteror me Universitetet e Apollonise dhe te Durresit,ku studiuan jo vetem mjaft dijetar, filozof e shkencetar te degjuar nga i tere globi,por edhe perandor te medhenje e te zot,si Oktavian Augusti,Cezari e tj,te cilet qene me  fat  qe u diplomuan ne shkollat e akademite tona  te larta prestigjoze.Per keto merita  e vlera  te c’muara  qe kemi patur e treguar gjate tere antikitetit shkruajne shume  enciklopedi te ndryshme dhe figura te shquara te shkences ,prandaj historia  me te drejt e ka vendosur popullin tone ne nje vend te nderuar ,duke i rezervuar atij  edhe mirnjohje te thelle per sherbime te vyera  qe i ka bere njerzimit.
Ne shqiptaret,megjithse kemi qene nje popull i ndritur e hyjnor qysh nga lashtesite,dhe i dhuruam shoqerise figura e personalitete te shquara  botrore, dijetar,filozof,klerik,artist,piktor,prijsa ushtarak e tj,qe nga  Aleksandri i Madhe, Pirrua i Epirit,Kostandini i Madhe,dhjetra perandor  te Romes,Niket Dardani,Papa Klementi i Vatikanit,Gjergj Gjon Kastrioti(Skenderbeu),deri tek Nene Tereza e tjere,kohet  e erreta historike te mijevjecarit te dyte ,perfshi ketu edhe  Mesjeten me obskurantizmin e saj,u suollen brutalisht ndaj nesh dhe na ndeshkuan teper ashper.Ato na caktuan dhe ndane  per ne nje fat shume te keq e tragjik,duke  na lene me force te shtypur e roberuar per njezete e ca shekuj rresht,nen thundren e pushtuesve tane te eger gjakatar sllav,romak,bizantin,turq e tj,qe erdhen nga larg si mozorite, per te  na grabitur trojet tona te lashta stergjyshore.
Keta okupator te huaj barbar,qe vendosen mbi popullin tone  regjimin e tyre  shtypes dhe vrases e mbajten tere Kombin Shqiptar ne erresire te plote,te cilet i mohuan atij jo vetem Lirine ,por edhe te drejten e perdorimit te Gjuhes se vet Amtare.Ata e coptuan dhe e  zvogeluan  ate gradualisht deri ne kufijt e sotem,me qellim per ta zhdukur fare,si dhe i shkaterruan atij qe nga themelet te gjithe kulturen e lashte e mesjetare,qe ai  kishte ndertuar me aq  shume mund e djerse neper shekuj,duke i vjedhur,pervetsuar e grabitur edhe vlerat e saj kolosale se bashku me pasurite e veta perrallore dhe mos u lene shqiptareve  asnje lloj mundesie  per te mbijetuar.
Megjithse ne perjetuam nje roberi te rende e prapambetje te madhe, ku dominoi ne shekuj skamja,mjerimi dhe varferia ekstreme,e shoqeruar me injorance dhe analfabetizem te thelle,kur uria, semundjet,epidemite dhe fatkeqsite e natyres benin kerdine,duke shkaktuar viktima dhe vdekje masive, populli yne heroik shqiptar, nuk i ndali per asnje cast perpjekjet dhe sakrificat e tij vetmohuese per arsim e dituri,sepse e dinte  shume  mire qe vetem kjo rruge plote me drite  do ti hapte  atij syte,sillte Lirine dhe do ta zhvillonte  njesoj si kombet e tjere.Ishte pikerisht kjo arsyeja e madhe ,qe i detyroi qindra dhe mijera djem e vajza  te popullit shqiptar,nga te gjitha trevat tona,qe te marrin rruget e emigracionit neper shtete te huaja te botes,si ne Europe,Azi,Afrike dhe Amerike, per te studiuar e pervetsuar dituri  e shkence neper shkolla e universitete te ndryshme ,pasi brenda vendit te tyre te roberuar nuk kishte asnje shans mundesishe e  shprese  prosperiteti,te cilet me vullnetin dhe punen e tyre te palodhur e  nderuan Flamurin tone Kuq e Zi dhe tere Kombin Shqiptar,duke shkelqyer si student “High class” me zgjuarsine dhe talentin e vet te rralle.Si pionier te apasionuar te kultures e shkences ata shume shpejt  krijuan armaten  e fuqishme te inteligjences shqiptare dhe me veprimtarine e tyre patriotike filluan betejen e gjate e te madhe legjendare ,per te cliruar  popullin dhe kombin tone nga  zinxhiret dhe vargonjte e skllaverise te  zgjedhave te huaja pushtuese.
Burra te shquar e te ditur te Shqiptarizmes,qe nga thellesite e koheve te  hershme te Mesjetes,si Gjon Buzuku,Gjon Muzaka,Leke Matranga,Pjeter Budi, Frang Bardhi,Pjeter Bogdani e tj,qysh kur bene shkrimet e tyre te para  edhe ne Gjuhen Hyjnore Shqipe,i treguan tere botes dhe i paralajmeruan hapur te gjithe armiqte tane  okupator dhe grabitqar(serb-malazez-bullgar),grek e turq,qe te mos luajne me popullin tone dhe te mos lodhen shume per ti ndaluar atij gjuhen e vet,pasi  Ajo nuk do te humbe e vdese kurr,sepse eshte nje  Gjuhe  e Bukur Perendie, qe e ka falur Zoti per te mesuar dije e dituri dhe jetuar perjetsisht,e cila konsiderohet  si baza  dhe themeli i  gjuheve te tjera qe kane lindur e jane zhvilluar prej saj.
Por edhe me vone qindra Patriot te Medhenje te Kombit Shqiptar,si Naum Veqilharxhi,Jeronim De Rada,Avdyl,Sami e Naim Frasheri,Andon Zako Cajupi, Homeri yne  At Gjergj Fishta,Luigj Gurakuqi,Ndre Mjeda,Ismail Qemali, Hasan  Prishtina,Fan Stilian Noli,Faik Konica  e tj,qe u shkolluan jashte Atdheut, se bashku me vellezerit e tyre trima e luftetar si Ymer Prizreni,Sulejman Vokshi, Bajo e Cerciz  Topulli,Rrapo Hekali(Toska),Mihal Grameno,Isa Buletini, Themistokli Germenji,Thimi Mitko,Haki Stermilli,Dede Gjon Luli,Bajram Curri,Aleks Buda  e tj,qe punonin e vepronin nga brenda kunder uzurpatoreve, muoren ne dore fatet e popullit dhe pasi u derdhen lumenje me gjak,arriten te clirojne vetem nje pjese te trojeve tona dhe te krijojne  Shtetin e pare te cunguar e te vogel Shqiptar,duke hedhur edhe bazat e arsimit e te diturise,te cilat pergatiten kushtet qe cuan ne hapjen e Universitetit te Tiranes,i cili e nxorri  Shqiperine nje here e pergjithmone  nga Erresira ne Drite.
Pas nje dekade me vone, Kombi Arberor pati edhe nje  sukses tjeter te madhe e historik ,sepse Populli i Kosoves i etur shume per arsim  e dituri , megjithse u pergjak  e masakrua barbarisht nga Klika Antishqiptare Jugoasllave e Josif Broz Titos me doren kriminale te policit gangsterr  Rankovic,ne vitin 1968 ai  duke qendruar i vendosur dhe i paperkulur,me ne fund arriti te hape Universitetin e tij te Prishtines, qe ja u kishte ndaluar  me dhune per me se nje shekull  shteti okupator  serb.
Vitet e fundit,kur vershoi fuqishem Era e Re e Demokracise neper Europe e Ballkan,e cila permbysi njera pas tjetres Diktaturat  Bolshevike Komuniste pro  Sllavo-Lindore ,populli  yne shenoi  perseri  edhe nje  Fitore  tjeter shume  te c’muar. Bashkekombesit tane trima dhe heroik qe jetojne ne trojet e tyre,por  nen Shtetin e Maqedonise,me sakrifica te shumta,duke u dhunuar egersisht nga  kamxhiku i gomes policore, bajonetat,snajperkat dhe tanket e  ushtrise  maqedonase te Diktatorit Kiro Gligorov,fituan  per mbi ta dhe  me force  i hodhen themelet e  Universitetit te Tetoves,qe  e largoi perfundimisht mjergullen dhe jezerin  e zi  sllav nga ato  treva shqiptare,i cili tani po nxjerr e pergatite per c’do vit  kuadro e specialist te afte,qe po i sherbejne me perkushtim e besnikeri  Popullit te vet  te Ilirides.

Universiteti shqiptar ne Ulqin eshte enderr shekullore e popullit tone.

Tashme eshte me  se e qart,se asnje popull,komb,shtet,minoritet, apo pakice kombtare ,sado e vogel qofte nuk  mund te zhvillohet e perparoj pa ndjekur  me  vendosmeri  dhe guxim rrugen e ndritur e te veshtire te dijes dhe pa krijuar e mbeshtetur institucionet  e saj,shkolla,institute e universitete ne gjuhen e vet amtare,te cilat jane qendra te rendesishme diturie qe i sherbejne prosperitetit te tyre.
E ardhmja dhe perspektiva e cdo vendi,por edhe  e  c’do krahine e treve brenda  tij, varet shume nga rendesia qe i kushtohet  arsimimit te popullit te vet dhe edukimit te gjeneratave te reja me kulture te perparuar e dije bashkohore,si  dhe nga  investimet qe ai bene per kete qellim kaq te madhe.
Duke e vleresuar drejt rendesine e madhe qe kane dijet,mesuesi yne gjenial dhe i pagabueshem Popull,me thesarin e tij te pashtershem e te c,muar te fjaleve te urta qe ka, nder te tjera na mesone se :”Dituria eshte drite qe ndricone tere boten ,kurse nga  padituria  vdese dhe humbete nje komb i tere”.
Edhe populli yne qe jetone  ne Mal te Zi,e ka vleresuar gjithmone drejt kete mesim kaq te vyer,i cili megjithse ka qene me shekuj i shtypur prej klanave shoviniste te Cetinjes dhe  i privuar nga te drejtat e tij te ligjeshme,ai i ka  arsimuar bijte e tij me shume veshtiresi ne Universitetin e Prishtines e vende te tjera, prandaj aktualisht e ka mjaft te domozdoshme e teper urgjente Universitetin  te vet ne qytetin e lashte dhe piktoresk te Ulqinit.Kete institucion diturie sot  e kerkone koha dhe nevojat e tij imediate jetike,jo vetem per te eleminuar  prapambetjen e madhe e te gjithanshme ne te cilen e ka zhytur qellimisht ish Jugosllavia,se bashku me Cetinjen e Beogradin,por edhe qe te kape kohen e humbur dhe ece perpara drejt progresit,ashtu si kombesite e tjera sllave ne kete shtet.
Per ne kjo eshte nje detyre e Shenjte  Kombtare dhe me pergjegjesi te larte,qe nuk mund te zvarritet e nenvleftesohet aspak,prandaj si e till ajo duhet te vlersohet seriozish nga te gjithe bashkekombesit tane dhe sejcili te jape ne maksimum kontributin e vet,per ta rrealizuar me sukses te plote  edhe kete obligim,duke i dhuruar brezave tane te sotem dhe te ardhshem Shkollen e tyre te Larte,per ta gezuar ate perjetsisht ne ato troje ,te cilen nuk ka te drejt askush  qe t’ja u ndaloj me.
Te tere shqiptaret ne Mal te Zi ,por edhe kombi yne po  e presin me padurim dhe gezim  kete Dite te Bardhe e te Bekuar,qe te hapin dyert e  ketij Universiteti,ku do te studiojne djemt dhe vajzat e bukura  shqiptare,qe nga Tivari, Poidgorica, Tuzi(Malesia),Plava,Gucia, Presheva,Manastiri (Ilirida) e Janina (Cameria),por edhe  te rinjte malazez,serb, kroat,boshnjak e tj,kush deshirone te arsimohen ne  keto auditore prej profesoreve tane erudite shqiptar, per te cilin tani nuk kemi me se c’far te presim,por pa humbur kohe te kerkojme zyrtarisht  sipas rregullave licencen per ndertimin e tij.
Sot eshte koha qe te  gjitha Partite Politike Shqiptare ne Ulqin, Malesi e tj,intelektualet,lideret dhe patriotet e popullit tone ne ato troje,duhet ta vleresojne drejt kete Problem Madhor dhe  me trimeri  ti prijne popullit te tyre, qe ta celin Universitetin e Ulqinit aty ku e kerkojne interest tona kombtare.
Por edhe Diaspora jone e fuqishme e Popullit Shqiptar nga  Mali i Zi,me banim  ne Shtete e Bashkuara,ulqinak,podgorican,tuzian(malesor),plavian e tj,qe bene ato perpjekje titanike ne Amerike per clirimin e Kosoves nga pushtimi serb,tani duhet ti lene menjane  ndasite,bindjet dhe interesat e ngushta te shoqatave te tyre krahinore ,si dhe qefet,ahenget dhe partyt  e shumta  neper Detroit,New York, Florida,Los Angelos e tj,por  te bashkohen te gjithe dhe flasin me zerin e Memedheut, duke prekur pak edhe  xhepin e tyre,per te  mbashtetur  fuqishem hapjen e Universitetit te Ulqinit (U.SH.U),ashtu sic bene dikur atdhetaret tane te medhenje  e te ndritur Fan Noli,Faik Komica e qindra te tjer,qe e shkrine tere jeten dhe pasurine e tyre per Kombin Shqiptar.

Fakulteti i mesuesise se Gjuhes  Shqipe ne Podgorice eshte mashtrim sllav, titisto-rankovician .

Aty rreth vitit 1969,pasi studentet,rinia dhe populli martir i Kosoves ishin ndeshur ne beteja te ashpra e te pergjakshme me strukturat e policise, tradhetaret,agjentet e spiunet e UDB-se jugosllave dhe e kishin detyruar me force Kliken e Titos qe te lejonte hapjen e Universitetit te Prishtines,nje  nga xhandaret e tij e ka takuar xhelatin serb Rankovic, tashme te nxjerre ne pension dhe i ka raportuar atij si “triumfator” ,duke i thene se:”…Keto dite ne e perfunduam aksionin e madhe dhe i c’armatosem te gjithe shqiptaret….”,por udebashi skizofren beogradas  qe ishte i pangopur akoma me gjak e krime,duke tundur koken dhe si me sarkazem i eshte pergjigjur ketij milici mburravec  se:”… Degjo  ketu ti miku im,mos u beje naiv,se vertet ju ja u muoret pushket shqiptareve, por mos harro se ne  tani u kemi dhene atyre “Topin”,Topin e Madhe” te Universitetit dhe shpejt kemi per t’ja u pare sherrin predhave te ketij topi ”.
Me sa duket Shteti i sotem Malazez e ka studiuar thelle kete dialog policesh,ku kapteri me uniforme blu Rankovic na dele se paska qene me i zgjuar se”Diplomati i Madhe”Tito dhe per te sabotuar me mire  te drejtat e shqiptareve per arsimim te larte ne Gjuhen Shqipe ka vendosur te zgjedhe nje rruge te re e me dinake se  ishe boset e tij,duke marre nga eksperienca e te dy diktatoreve, si Mashtrimin Titist,ashtu edhe Dhunen Rankoviciane.
Pushtetaret e Podgorices,tashme te frikesuar shume se mos shqiptaret e  Malit te Zi,nje dite do te cohen dhe ndjekin rrugen e vellezerve te tyre ne Kosove  e  Maqedoni,kur hapen Universitetet e tyre ne Prishtine e Tetove, me qellim per ta parandaluar nje veprim te till ne Ulqin,apo ne Tuz (Malesi),si dhe per t’ju mbyllur gojen shqiptareve e mashtruar opinionin nderkombtar  nxituan me shpejtesi dhe hapen  menjihere  nje far Fakulteti  mesuesie te Gjuhen Shqipe ne Podgorice,i cili  me sa shihet nuk eshte celur per te plotesuar nevojat e shumta te popullit shqiptar,por per te pergatitur vetem disa perkthyes ,qe i duhen administrates,policise  dhe sherbimit sekret cerrnogoras,per ti mbajtur te shtypur shqiptaret.
Ky veprim tinzar dhe i pabese i Qeverise Malazeze nuk eshte gje tjeter vecse nje skenar diskriminimi i pergatitur mire ne ofiset e saj,per te mos e lejuar kurr  popullin tone,qe te hapi Universitetin ne gjuhen  e vet amtare, prandaj ne duhet ta bojkotojme urgjentisht kete Fakultet dhe te mos i lejojme femijet tane qe shkojne ne te, dhe ta detyrojme  Cetinjen qe ta mbylle kete”Fole Grerezash” antishqiptare,ku mund te pergatise sherbetoret e saj te ardhshem,qe ti perdore kunder nesh.Shqiptareve ne Mal te Zi nuk u interesojne fare fakultete te tilla per mesuesi qe mund te hapin cerrnogorasit ne Podgorice e Cetinje,serbet ne Beograd,apo ruset ne Moske, etj,por ata e duan kete vater edukimi ne truallin e tyre,per te pergatitur jo vetem mesues,por edhe  filozof, mjek,historian,artist, piktor,muzikant, matematicien,fizikan dhe shkencetar te tjer te zot qe ti sherbejne jo vetem  shqiptareve,por edhe malazezeve,serbve e tj.

Universiteti i Ulqinit nuk mund te ndalet dot me dhune.
Ne mendojme dhe deshirojme qe lideret e sotem cerrnogoras  do ta kuptojne drejt kete kerkese te shqiptareve,per celjen e Univesitetit te Ulqinit dhe ata duhet  ta lejone e mbeshtesin ate me te gjitha mundesite dhe mjetet  financiare te shtetit te tyre,ku kontribuojne edhe shqiptaret,sepse ky nuk eshte vetem nje investim i fuqishem per popullit tone,por edhe edhe per zhvillimin e Malit te Zi ne kete teritor te tij me troje shqiptare.
Nuk do te ishte mire,aspak e kendeshme dhe e  kohes,qe ky veprim i ndritur e demokratik,qe mund te nderrmarrin shqiptaret per hapjen e kesaj vatre edukimi,te keqkuptohet e konsiderohet si destruktiv e rrezik per Malin e Zi dhe te dhunohet e pergjaket ,pasi veprimeve te tilla kriminale e raciste  u ka kaluar  moda dhe jane te papranueshme e te denueshme per demokracine ,sepse ato mund te sjellin  dhe shkaktojne pasoja teper te renda qe do ta vene ne pikpyetje  edhe vet ekzistencen e  shtetit cerrnogoras.
Me ne fund Podgorica duhet ta dije mire se shqiptaret nuk do te presin pafundsisht,pasi ata jane teper te vendosur dhe do ta celin me c’do kusht e c’mim  qendren e tyre te arsimit te lart qofte edhe perball kecenimit te  dhunshem prandaj ajo  duhet te tregohet e kujdeseshme dhe teper e matur,qe ti parandaloje pasione e aventura  te tilla krimi,qe mund te cojne edhe ne konfrontime te pershkallezuara dhe sjellin tragjedi te dhimeshme per te gjithe ne,jo vetem per shqiptaret,por edhe per knjazet e rinje shovinist te Cetinjes.Tani nuk eshte me periudha  qe te luhet me fatin,lirine dhe te drejtat e popujve,por eshte epoka e vellazerimit,bashkimit dhe e respektimit te ndersjellte te  tyre,prandaj Mali I Zi duhet ti beje mire llogarite e tij,te mesoje me shume nga Demoklracia dhe te largohet  akoma me teper nga pasionet e vjetra te klaneve shoviniste e rruga e krimit,me te cilen u nda pak vite me pare,kur ishin se bashku  me vellezerit e tyre  milloshevician qe pergjaken dhe vrane  bashkombesit tane ne Kosove dhe tere populljt slloven,kroat, boshnjak e tj.
Universitetin ne Ulqin nuk e deshirojne vetem armiqte tane dhe tradhetaret e mercenaret qe u sherbejne atyre ,te cilet punojne vazhdimisht me dinakri qe ta sabotojne  ate,per te na mbajtur perseri ne erresire  edhe sot,por perpjekjet e tyre per ta realizuar nje qellim te till kqa  mbrapsht do te deshtojne me turp,pasi studentet,rinia dhe  i tere populli shqiptar heroik ne Mal te Zi do ta inagurojne  me c’do kusht Universitetin e vet  ne Ulqin,te cilin po e presin dhe enderrojne me shekuj.

New York, 18 Janar 2011.

Malesia.org