Llukshiq ka biseduar me përfaqësuesit e këshillave nacionale – Video
Kryeministri imalit të Zi Igor Llukshiq i ka vazhduar sot ditët e konsultimeve në bisedimet me përfaqësuesit e pakicave në Mal të Zi. Kryetari i Këshilllit nacional të shqiptarëve Tahir Tahiri në bisedimet e zhvilluara i ka përsëritur kryeministrit Llukshiq qëndrimet , sipas fjalëve të tij të njohura më parë , se shqiptarët flasin me gjuhë specifike , ata kanë kulturën specifike andaj shteti duhet ti kushtojë kujdes më të madhë kësaj çështje, kopnsideron Tahiri.
Ai po ashtu ka njoftuar se me kryeministrin Llukshiq , ka biseduar edhe për kishën në majën e Rumisë me ç rast ka konsideruar se Rumia nuk është vetëm serbe por edhe shqiptare dhe myslimane. Kryeministri i Malit të Zi po ashtu ka biseduar edhe me përfaqësuesit e Këshillit nacional të boshnjakëve , pastaj të Këshillit nacional serbë , të myslimanëve dhe të romëve.
Në këto bisedime është biseduar për afirmimin e jetës multi etnike në Mal të Zi dhe problemet me të cilat ballfaqohen këshillat nac ionale në punën e tyre.
RTCG
VIDEO TV IN
[flv]http://www.rtvin.me/flv/25_01_post_manjine.flv[/flv]








