Edhe NRG në Top Fest

January 26, 2011   | Lajmet / Vijesti

Grupi i njohur pejan “NRG Band”, në një intervistë për Kosova Sot kanë thënë se do të marrin pjesë në TOP – Fest. Ata kanë thënë se kënga më të cilën do të paraqiten titullohet “Rina”.

“Kënga titullohet “Rina”, tekstin e së cilës e ka shkruar Mithat Sadiku, kurse kompozimin e kam bërë unë. Ende nuk kemi vendosur se me cilin produksion do ta punojmë klipin. Kurse me këtë këngë, pra, ‘Rina’, do të marrim pjesë në festivalin ‘Top Fest’, që pritet shumë shpejt të nisë”, ka thënë Besniku Çaka për gazetën Kosova Sot.

Çaka ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të grupit ku ka thënë se ai është shumë i mirë. “Ne e duam dhe e respektojmë muzikën, sepse e kemi profesion, por edhe punë, sepse fitojmë prej saj. Shpresoj se kjo harmoni që është në grup të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Sipas tij këngët e tyre janë të veçanta sepse ata kanë një ritëm të tillë, ndërsa thotë se ata më parë kanë hulumtuar në shumë stile për të arritur atë që kanë dashur.

“Ne shpeshherë kemi hulumtuar për stile të ndryshme, por, prapë e kemi ruajtur elementin tonë dhe kjo na bënë origjinal, ashtu siç jemi. Dhe çdo këngë që e bëjmë e bëjmë me stilin dhe ritmin tonë”, ka thënë Besniku.

Shekulli
YouTube Preview Image