Zajmina, “makina” vendi ideal për të bërë seks

January 26, 2011   | Lajmet / Vijesti

Në një intervistë dhënë për emisionin e televizionit “Vizion+”, “Zonë e Lirë”, që drejtohet nga Arian Çani, ish Miss Shqipëria dhe Kengetarja, Zajmina Vasjari, flet pa doreza rreth çdo pyetje që ka të bëjë me seksin. Intervista eshte dhene para 2 vjetesh…. nje rikujtim per te gjithe ato fansa te Zajmines qe ndoshta nuk e dine e se kane lexuar kete interviste.
Në një intervistë dhënë për emisionin e televizionit “Vizion+”, “Zonë e Lirë”, që drejtohet nga Arian Çani, ish Miss Shqipëria dhe Kengetarja, Zajmina Vasjari, flet pa doreza rreth çdo pyetje që ka të bëjë me seksin. Intervista eshte dhene para 2 vjetesh…. nje rikujtim per te gjithe ato fansa te Zajmines qe ndoshta nuk e dine e se kane lexuar kete interviste.

Çani: Zajmina, keni nevojë të dashuroni për të bërë seks, apo të bëni seks për të dashuruar?

Zajmina: Të dashuroj për të bërë seks.

Çani: Cili është vendi ideal për ta bërë shpejt e shpejt?

Zajmina: Makina.

Çani: Cili është vendi ku do ta kishit të pamundur ta bëni?

Zajmina: Banjoja, sepse është e vogël…

Çani: Ju preferoni 1 mashkull që din ta bëjë dhe që ua dreth (tradhton), apo një që nuk di ta bëjë por është besnik?

Zajmina: Një që e bën mirë dhe që e dreth, por pa e marrë vesh unë.

Çani: Një mashkull që din ta bëjë por që është i shëmtuar, apo një mashkull që nuk di ta bëjë por që është i bukur?

Zajmina: Një që është i shëmtuar…

Çani: Preferoni të gjuani apo të jeni e gjuajtur?

Zajmina: Të jem e gjuajtur.

Çani: Preferoni t’i braktisni ju, apo të ju braktisin ata?

Zajmina: T’i braktis unë, sepse është më pak e dhimbshme.

Çani: Ju preferoni Zajminë t’i përkëdhelni apo të ju përkëdhelin?

Zajmina: Të dyja bashkë

Çani: Preferoni të ju lërë për një mashkull tjetër apo për një femër tjetër?

Zajmina: Për një mashkull.

Çani: Pra preferoni që nëse ju braktis, të deklarojë se e ka bërë me një mashkull tjetër, jo me femër?

Zajmina: Jo për femër, pse habitesh?

Çani: Nuk do ta kishe problem të jetë homoseksual?

Zajmina: (qeshet).

Çani: Zajmina, ju preferoni të ju përkëdhel një mashkull që nuk ju dashuron fare apo një mashkull që ju dashuron si i çmendur?

Zajmina: Të më dashurojë por pa dhunë…

Çani: Pra preferoni një që nuk ju do?

Zajmina: Jo, të jetë i dyti por pa…

Çani: Njërën duhet të zgjidhni…?

Zajmina: Të dytin.

Çani: Pra një mashkull që të rreh, por që të dashuron?!

Zajmina: (qeshet).

Çani: Preferoni që ai të shkojë me një tjetër duke menduar për ju, apo ta bëjë me ju dhe të mendojë për një tjetër?

Zajmina: Me një tjetër dhe të mendojë për mua.

Çani: Zajmina, preferoni ta shikoni atë duke e bërë me një femër tjetër, apo ju ta bëni me një mashkull tjetër?

Zajmina: Ndoshta duke parë atë me një tjetër.

Çani: Cila është fantazia juaj seksuale, që nuk e keni realizuar asnjëherë?

Zajmina: Të gjitha fantazitë që i kam parë, them që i kam realizuar.

Çani: Zajminë, cila është zona më erogjene në trupin tuaj?

Zajmina: I gjithë trupi.

Vizion+
YouTube Preview Image

1