Genta s’ka konflikt Daffy’in!

January 27, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Genta Ismajli ka thënë se nuk ka asgjë personale me Dafina Zeqirin apo ndonjë këngëtare tjetër. Ajo ka shtuar se po punon 24 orë dhe është në përgatitje të një videoklipi.

Genta Ismajli nuk ka vendosur të bëjë ndonjë ditë pushimi, pavarësisht se ka qenë e angazhuar gjatë festave të Vitit të Ri.

Këngëtarja, në një bisedë me “Express”, ka thënë se i ka katër këngë të reja që i ka realizuar në fund të vitit të kaluar dhe do të realizojë edhe tri të tjera për të pasur një repertor që do ta përdorë gjatë këtij viti.

“Kam katër këngë të reja dhe jam në proces të realizimit edhe të tri këngëve të reja, pasi dëshiroj të kem një repertor që do të më përcjellë gjatë këtij viti dhe të jem sa më fresh”, tha Ismajli.

Sipas saj, në këto këngë ka bashkëpunime më të rinj dhe të vjetër, ndërkaq ka thënë se “sigurisht që do të xhirojë edhe një videoklip gjatë vitit”.

“Dëshiroj që të jem sa më ‘fresh’ me një repertor të ri, që mund të më përcjellë gjatë gjithë vitit”, ka thënë ajo.

Këngëtarja thotë se, pavarësisht kësaj, nuk do të realizojë ndonjë album të ri, pasi konsideron se një gjë e tillë kërkon më shumë kohë.

“Krijimi i një album të mirë kërkon kohë dhe unë dëshiroj ta bëj një të tillë, sepse një artist i mirëfilltë kërkon të ketë edhe një album të tillë të mirëfilltë. Këtë do ta quaja më shumë një koleksion të këngëve të mia për këtë vit”.

Genta ka thënë se nuk ka pushuar në asnjë moment dhe është duke punuar ditë e natë, kryesisht në muzikë.

“Ende jam e re dhe kam energji të punoj dhe jam duke punuar për 24 orë pa ndërprerë”.
Ndërkaq, në lidhje me thashethemet se ajo nuk ka dashur të këndojë në Miss Universe për shkak të paraqitjes së Dafina Zeqirit, Genta ka thënë se këto janë thashetheme dhe asgjë tjetër.

“Gazeta ‘Panorama’ kishte shkruar se kinse unë nuk kam dalë ose jam vonuar për të dal në skenë për shkak të Dafinës. Kjo është absolutisht e pavërtetë sepse unë kam pas problem për të veshur fustanin dhe askush nga regjia nuk më ka paralajmëruar për këtë gjë”, ka thënë këngëtarja.

Genta ka thënë se ajo ka një respekt shumë të madh për Dafinën, por edhe për këngëtarët e tjerë që kanë qenë atë natë në këtë spektakël. “Më duket se dikush po i shpif këto dhe nuk e di pse po i bën këto sene pikërisht kundër meje, apo ndoshta po dëshirojnë që unë të kem konflikt me dikë. Ndoshta kjo është pika ime e dobët sepse unë kam shumë respekt për kolegët e mi, sidomos për Dafinën dhe Leonorën që kanë qenë atë ditë mysafire të ftuara të festivalit”.

Në fund, Genta ka thënë se kohën më të madhe është duke e kaluar në Prishtinë dhe për momentin i pëlqen jeta e këtillë. Porsa i përket jetës privat, këngëtarja ka thënë se në jetën e saj private nuk ka diçka të re.

“Edhe nëse do të ketë, atë do ta mbaj vetëm për vete dhe jo për të tjerët”, ka thënë ajo.

Shekulli
YouTube Preview Image