Tenis Club Bellevue: Shapllja e klubit më të mirë në Mal të Zi

January 31, 2011   | Sporti / Sport

Tenis Club Bellevue – Ulqin 2010 / 11

Emrimi i klubit të tenisit “Bellevue”,prej anës së Federatës së tenisit të Malit të Zi, për klubin më të mirë për vitin 2010 në nivel shtenor,pa dyshim se dëshmon se me një organizim të mirë dhe angazhim të stafit professional  munden të arrihen rezultate të mrekullueshme që tërheqin vemendjen jo vetëm sportistëve në Ulqin,por në nivel të Malit të Zi dhe më gjërë.

Para një viti e gjysëm u themelua Klubi i tenisit “Bellevue”  me qëllim që disa fusha për këtë sport ,të lana pas dore  mbi 20 vite, të reaktivizohen dhe fëmijët e interesuar të kaoljnë çaste dëfrimi.

Angazhimi i entuziastëve i tejkaloi të gjitha të priturat.

U renovuan shtat (7) fusha për tenis,u pajisën me të gjitha elementet e nevojitura të cilësis më të lartë, u regullua sistemi I rrymës elektrike dhe u sigurua ndriçimi për të gjitha fushat çka mundëson shfrytëzimin edhe mbramje,u ndrruan dhe u përmirësuan rrjetat që ndajn fushat e tenisit,u regulluan dyert në fusha,u bë drenazha e fushave,u hapen  dy pusa për mirëmbajtjen e terenëve,u instalua sistemi për  ujitje, , u pastrua ambienti,u regullua parkingu. Objekti përcjellës,I ndërtuar para 25 vitesh,gjithashtu ishte i  lënë pas dore dhe i njajti u renovua. U bënë intervenime në pullaz I cili ishte i prishur, u bënë përmirësime në konstrukcion,u ndrruan pllakat dhe pajisjet në banjo,u regulluan garderobat dhe u pajisën me dollape përkatëse,u regullua terasa dhe u mbulua me tenda të reja. I gjithë objekti u ngjyros.

Një hapsirë e posaçme u përgadit për ushtrime për kondicion.

Pasi që në këto fusha nuk kishte kushte për stërvitje gjat vjeshte dhe dimrit, u bënë investime të konsiderueshme  për sigurimin e ambientit të mbyllur. Pra u sigurua balloni I cili mbulon dy (2) fusha dhe u montua në muajin dhjetor. Balloni ashtë I pajisur me mjetet më cilësore dhe ka në funksion e dhe sistemin për nxemje.  Balloni  shfrytëzohet prej muajit dhjetor deri në muajin prill dhe pastaj paloset deri në sezonin e radhës. Me këtë investim ashtë sigurua stëvitja pa ndërprerje dhe mbajtja e turnirëve edhe në kohë me reshje atmosferike.

Gjat vitit të kaluar në Klubin “Bellevue” janë mbajtur  8 turnire,prej të cilëve 2 për grupmoshën deri në 12 vjeç,2 turnir për grupëmoshën deri në 14 vjeç dhe një për junior deri në 16 vjeç. Gjithashtu janë mbajtur 2 turnir për senior. Njëri prej tyre ishte I organizuar prej shoqatës për sigurime “Llovqen osiguranje” me emrin “Servisi I sigurt” dhe turniri “UL open 2010” I organizuar prej klubit “Bellevue”. Gjat vitit 2010 ashtë organizuar edhe një turnir vetëm për shkollën e tenisit “Bellevue”  për grupëmosha të ndryshme: 10,12,14 dhe 16 vjeç.

Për arsye se të gjithë organizimet e deritashëm janë vlerësua shumë lartë,ashtë fitua besim I plot për organizime të reja të turnireve të ndryshë.

Gjat vitit 2010 ka funksionua shkolla e tenisit në nivele të ndryshëm dhe vazhdimisht ashtë duke përgaditur fëmijët e grupëmoshave të ndryshme.

2.Interesimi  për Klubin e tenisit “Bellevue”  për çdo ditë vjen duke u rritur dhe ka kërkesa të shumta  për stërvitje.

Edhe gjat vitit 2010 ka pasur kampe të organizuar,prej të cilëve veçojmë kampin e tenisit prej Federatës  të Kosovës. Grupi prej 22 fëmijëve së bashku me trajanerët  ishin gjat sezonit turistik në përgaditje 10 ditore.

Klubi ka pasur edhe një sukses të veçan që krahas  hapjes së shkollës së tenisit ka organizua edhe përgaditje për trajner të nivelit botëror . Në këtë trajnim kanë marr pjesë  edhe 2  trajner prej Ulqinit të cilit tash kanë liçencat adekvate si instructor.

Gjat vitit 2011 do të bëhen përgaditje për  aktivizimin edhe të një fushe të re e cila në fillim do të jet me bazë të fort dhe pastaj do të mbulohet me gumë.

Për vitin 2011 janë të parapara aktivtete të ndryshme. Sajti i Klubit është në përgaditje të sipër dhe do të jet në funksion mbrenda një kohe të shkurtër. Për muajin  prill janë të lajmëruar për stërvitje fëmijët prej klubit të Frankfurtit. Gjithashtu ,gjat muajit qershor,përgaditje do të bëjnë edhe teniserët pre “Spartakut” të Moskvës. Për këtë vit janë të lajmëruar ,për trajnim, edhe lojtar tjer të cilit do të bëjnë përgaditje me trajnerët e tyre.

Me riaktivizimin e qendrës së tenisit në Ulqin,u plotësua edhe një ofertë për turistët e shumtë e sidomos për ato të “Rivierës së Ulqinit”.

Sigurisht se këto rezultate nuk u kishin arritur sikur mos të kishte mbështetje finasiare prej afaristëve të ndryshëm prej të cilëve do të veçojm sponzorët gjeneral : UNIQA sigurimin,NLB-Montenegro bankën dhe “Cungu & co”.

Përveç që klubi u shpall më I miri për vitin 2010,Federata e tenist shpalii edhe lojtarin dymbdhjetr vjeçar, Rrezart Cungun si  teniserin më me perspektivnë nivel të Malit të Zi.

Drejtori: Senad Tafa

Ulqin,31.01.2011

1