Gryka e Bunës nën vëzhgim – Video

January 31, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Ulqin, 31 janar – Inspeksioni i mbrojtjes së mjedisit të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe të turizmit, në mëngjesin e ditës së hënë ka nisur mbikëqyrjen e inspeksionit në Grykën e lumit Buna.

“Procedura ligjore do të bëhet në objektet e përkohshme , të cilët nuk janë përfshirë në planin e objekteve të karakterit kohor për vitin 2010, përkatësisht ndaj atyre që nuk janë të pajisura me leje ndërtimit”,- konfirmon kjo ministri, njofton KosovaLive.

Nëse pronarët nuk deponojnë menjëherë kërkesën edhe nuk paguajnë shumën përkatëse për legalizimin e objekteve,atëherë pronarët obligohen për ta larguar vetë.

Por, nëse edhe këtë e refuzojnë, atëherë Ndërmarrja e të mirave detare, Inspeksioni për mbrojtjen e hapësirës të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe të turizmit do të zbatojnë vendimet e marra administrative.

Në Grykën e lumit Buna në bregdetin e Ulqinit,llogaritet të jenë mbi 500 vila dhe kampshtëpiza të ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme. Vetëm një përqindje e vogël ka nënshkruar marrëveshjen e legalizimit.

Kuvendi i Ulqinit javën e kaluar inicoi ndërrimin e Statutit të komunës, në mënyrë që një përqindje e konsiderueshme mjeteve financiare e legalizimit të këtyre objekteve përgjatë lumit Buna,do të arkëtohen në Buxhetin e Komunës së Ulqinit, thotë kryetari i Parlamentit vendor, Luigj Shkreli.

Pronarët e objekteve të ndërtuara janë, jo vetëm nga vendet e ish- shtetit komunist jugosllav, por “nga i gjithë globi”. Shumicën e tyre Ndërmarrja publike “Të mirat detare” që menaxhon me bregdetin, ankohet se nuk arrin të identifikojnë pronarët.

KOHA NET
YouTube Preview Image

1