KNSH: U miratua Programi i punës dhe Buxheti për vitin 2011

February 2, 2011   | Shoqëria / Društvo

Këshilli Nacional i Shqiptarëve mbajti të premten mbledhjen e rregullt
Ulqin – Keshilli Nacional i Shqiptareve ka miratuar Programin e punes dhe Buxhetin per vitin 2011, ne mbledhjen e rregullt qe ka mbajtur te premten. Pjese e programit te punes se KNSH-se per kete vit jane nder te tjera realizimi i projekteve “KNSH nga prizmi i rajonit”, “Masakra e Tivarit”, “Letersia gojore dhe identiteti i shqiptareve ne Mal te Zi”, “KNSH dhe diaspora”, projekti te pajisjes se shkollave me mesim ne gjuhen shqipe me harta gjeografike dhe lektyra shkollore. KNSH do te organizoje edhe Takimet tradicionale “Ora e maleve” ne Rozhaje, Mbremjen e Poezise Shqipe “Poetika Shas 2011”, “Festen e Veres 2011 – Ditet e Kultures dhe Sportit ne Kraje”, seminarin me teme “Reforma arsimore ne shkolla me mesim ne gjuhen shqipe”, si dhe kremtimin e “7 Marsit – Dites se Mesuesit” dhe “28 Nentorit – Dites se Flamurit”. Anetaret e KNSH-se kane diskutuar edhe mbi Informaten per ndarjen e mjeteve financiare ne konkursin e Fondit te Pakicave si dhe kane zgjedhur mr. Ismail Doden, kryetar te Komisionit per Arsim te ketij keshilli. Ne mbledhjen e se premtes eshte konstatuar anetaresimi i anetareve te rinj te KNSH-se, Nikolle Gegaj, kryetar i Komunes Urbane te Tuzit, deputeteve Halil Dukoviq dhe Met Zenka, kryetarit te Alternatives Shqiptare, Gjergj Camaj, dhe atij te PPDse, Ali Rexha. Per here te pare ne mbledhjen e KNSH-se kane marre pjese perfaqesuesit e UDSHse, Ferhat Dinosha, kryetar i kesaj partie dhe minister per te Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, dhe deputeti Met Zenka. Kryetari i KNSH-se, Tahir Tahiri, thote se ne fokus te tij gjate ketij viti do te jete realizimi i Programit te punes qe nenkupton realizimin e projekteve te aprovuara nga Fondi i Pakicave per vitin 2011 si dhe i aktiviteteve te tjera te parashikuara me kete program, te cilet jane ne funksion te realizimit te qellimit te Keshillit, pra afirmimit, realizimit dhe avancimit te te drejtave nacionale te shqiptareve ne Mal te Zi. Perpos pikave te parashikuara me rendin e dites, ne mbledhjen e KNSH-se eshte diskutuar edhe per regjistimin e popullsise ne Mal te Zi, qe do te zhvillohet ne pjesen e pare te muajit prill. Tahiri thote se KNSH do te organizoje shume shpejt nje takim te posacem ku do te debatohet per kete ceshtje. Mbledhja e KNSH-se do te vazhdoje neser ku pritet te diskutohet per dhenien e mendimit per zgjedhjen e drejtoreve te kater shkollave fillore dhe te mesme me mesim ne gjuhen shqipe si dhe per nismen qe Qendra per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kultures se Pakicave te themeloje Cmimin per Veper Jetesore, si kusht i domosdoshem per te konkurruar per marrjen e statusit Krijues i Shquar Kulturor.

i.k.
Koha Javore

1