Lori: Do te me shihni ndryshe ne kenget e mia

February 4, 2011   | Lajmet / Vijesti

Pas pushimeve qe ka bere gjate janarit te prinderit e saj ne Itali, kengetarja durrsake Loreta Kacka eshte rikthyer sic thote ajo ne “shtepine e dyte” ne Kosove per te vazhduar angazhimet e saja muzikore.

Lori, sapo ka realizuar nje kenge te re me titull “Pse”, ndersa eshte ne pergatitje edhe te videoklipit. “Kenga eshte punuar te Flori, nderkohe videoklipi do te realizohet nga produksioni “Entermedia”. Jemi vetem duke diskutuar per te gjetur vendet e realizimit te videoklipit, nderkaq sapo te jete gati edhe do te transmetohet”, eshte shprehur per “Zerin” Lori.

Gjate bisedes me te, ajo ka premtuar se do te vije ndryshe nga kenget me te cilat jemi mesuar ta shohim deri tani. “Do te me shihni krejt ndryshe ne kete kenge. Kjo kenge eshte house-dance, eshte me rinore dhe qe dallon paksa nga kenget e mia qe kam pasur deri tash, ku publiku eshte mesuar me balada.

Do te vij me stajling ndryshe per te cilat veshje eshte duke u perkujdesur Vjollca Llapashtica”, ka thene ajo. Bashke me angazhimet rreth videoklipit, Lori ka theksuar se gjate ketij muaji ka shume mbremje dhe koncerte te ndryshme si ne trevat e Kosoves, ashtu edhe ne diaspore, saqe ndoshta nuk mund te arrije qe te pergatise ndonje kenge per te qene pjese e festivalit “Top Fest”.

“Kam mbremje pa fund. Te dielen do te jem mysafire ne emisionin “E diell” ne “Top Channel”, nderkohe qe jane edhe festat e “Shen Valentinit”, pastaj trevjetori i Pavaresise se Kosoves dhe mbremje te tjera, qe keshtu nuk e di a do te me dale koha qe te pergatitem me ndonje kenge te re per festivalin ‘Top Fest’”, ka pohuar ajo.

Nuk e di si do ta gjeje “Shen Valentini”

E kur kane mbetur vetem edhe dy jave para festes se “Shen Valentini” si ne shaka Lori ka thene se ende nuk e di se si do ta gjeje ajo dite. “Nuk e di, ndoshta edhe me gjen vete e dyta.

Por, kjo vetem nese ndodh ndonje dashuri ne shikim te pare”, ka thene ajo duke qeshur. Pavaresisht se a do te jete ndonje person specifik apo jo afer Lorit per kete feste, e sigurta eshte se ate do ta gjeje ne mesin e publikut ne Belgjike. “Ate dite do te gjendem ne Belgjike duke kenduar para publikut.

Eshte nje mbremje e organizuar nga nje shoqate shqiptare me organizator nga Shkodra dhe besoj se do te jete nje mbremje e vecante”, ka treguar ajo. Ne fund te bisedes kengetarja Kacka ka thene se ne planet e saj per kete vit eshte editimi i nje albumi, si dhe shume kenge te reja me videoklipe.

Yllpress