Djali i Mubarakut investime në Mal të Zi

February 6, 2011   | Lajmet / Vijesti

PODGORICE- Ekspertët për Lindjen e Afërme vlerësojnë se pasuria e Presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak dhe familjes së tij mund të jetë deri në 70 miliardë dollarë. Profesoresha e shkencave politike në Universitetin e Prinstonit, Amne Xhamal mendon se pasuria e Mubarakut sillet ndërmjet 40 dhe 70 miliardë dollarë. “Ndërmarrjet afariste nga karriera e tij ushtarake dhe politike janë kthyer në pasuri të tij personale”, – deklaroi Xhamal për rrjetin televiziv amerikan “ABC”. Ajo shtoi se në regjimet e tilla, siç është ky i Mubarakut, ka shumë korrupsion dhe shfrytëzim të burimeve publike për pasurim personal. Një pjesë e madhe e pasurisë së tij thuhet të gjendet në banka britanike e zvicerane, si dhe në pasuri të patundshme me të cilat disponon në Londër, New York, Los Angeles, por edhe në vende tërheqëse pranë Detit të Kuq. Pjesa më e madhe e pasurisë së familjes së Mubarakut gjendet në llogari sekrete nëpër banka, ose është investuar në shtëpi dhe hotele luksoze. Së fundi, është raportuar se djali i Mubarakut ka blerë dhe është duke investuar në një kompleks hotelesh në një ishull në Malin e Zi.


(GSH/BalkanWeb)