Beqaj: Të thellohen marrëdhëniet Kosovë – Mal i Zi pa barriera

February 11, 2011   | Rajoni / Region

Prishtinë, 10. shkurt 2011. Ministri i Integrimit Europian, Besim Beqaj priti sot delegacionin e Odës Ekonomike të Malit të Zi të kryesuar nga kryetari Velimir Mijushkoviq.

Në takim u bisedua lidhur me marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe bashkëpunimin në lëmin e ekonomisë me theks te veçantë lidhur me rolin e komunitetit të biznesit në proceset integruese europiane nëpër të cilat kalojnë dy vendet .
Ministri Beqaj theksoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve, si në aspektin politik ashtu edhe atë  ekonomik duhet të zhvillohet dhe thellohet edhe më tej. Kësaj sigurisht do ti kontribuon edhe vendosja e pritur e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.

U vlerësua se bashkëpunimi në mes të asociacioneve të biznesit të dy vendeve, Odës Ekonomike te Kosovës dhe Malit të Zi mund të jetë shembull për bashkëpunimin edhe në lëmit tjera dhe se institucionet e dy vendeve duhet zgjidhur çështjet të cilat rëndojnë bashkëpunimin në mes të komunitetit të biznesit të dy vendeve.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Ndryshe delegacioni i OE të Malit të Zi qëndron në vizitë njëditëshe në Kosovë dhe merr pjesë në takimet e bizneseve nga dy vendet.

Ministria e Integrimit