Dafina: Ata më kanë borxh mua

February 11, 2011   | Lajmet / Vijesti

Dafina Zeqiri ka mohuar akuzat e një organizatori koncertesh, i cili pretendon se kjo e para duhet t’i paguaj atij 2500 euro për anulim të koncertit.

Ndërkohë këngëtarja ka thënë për ”Infopress” se i vetmi borxhli në këtë mes është organizatori, i cili nuk u është përmbajtur fjalëve të dhëna, por pa dhënë detaje se cilat janë ato ‘fjalë’.

Dafina ishte ’akuzuar’ për mospjesëmarrjen e saj në koncertin, i cili ishte paraparë të mbahet në Danimarkë më 30 janar, e që kjo e fundit e kishte anuluar gjithçka një ditë më parë. Dafi për mos realizimin e koncertit ka fajësuar organizatorin Samir Kuqi. Ndërsa ky i fundit për shkak të anulimit të koncertit dhe për korrektësi i ka kërkuar një shumë parash prej 2500 euro këngëtares.

Por, Dafina hedh poshtë çdo akuzë që i drejtohet duke thënë të vërtetën e saj.

”Patëm një marrëveshje me organizatorin nga Suedia për dy mbrëmje, një në Suedi e një tjetër në Danimarkë. Ne nuk kemi pasur lidhje me ata njerëz të cilët kanë pasur të organizojnë koncertin në Danimarkë. Por, organizatori nga Suedia nuk ra në fjalë në asgjë që ka premtuar sa u përket koncerteve dhe kushteve që duhet plotësonte”.

”Kështu që ne u detyruam ta anulojmë koncertin në Danimarkë. Ata po thonë se unë iu kam borxh, por e vërteta është se ata më kanë borxh mua, për faktin që kam humbur një ditë, e cila për mua ka qenë e rëndësishme e që kam pasur mundësi të shkoj të këndoj e të fitoj para. Ata le të flasin sa të duan, por nuk është në rregull të gënjejnë fansat, e të thonë se u kam borxh, kur faktikisht ata më kanë mua”, ka përfunduar Dafina.

Telegrafi
YouTube Preview Image

2