Çiljeta me shoqet, Aleksandri me shokët

February 12, 2011   | Lajmet / Vijesti

Bukuroshja Çiljetë e ka kaluar fundjavën te Magazina, një vend në fakt që ka nisur ta frekuentojë shpesh muajt e fundit.

Ajo ka qenë e rrethuar nga shoqet në shumicën e kohës, ndërsa Aleksandri është postuar në një tjetër tryezë me miqtë e tij.

Me sa kemi mësuar marrëdhënia e tyre shkon për bukuri, e ndarja ka qenë thjesht rastësore, pasi atyre i duhej të respektonin dhe ti jepnin pak kohë dhe shoqërisë. Me Çilin ka qenë dhe Skandinava, modelja e njohur e cila është mike me këngëtaren.

Çili në fillim nuk lëvizte nga tryeza e saj e zakonshme dhe ka kënduar prej aty, më pas mori mikrofonin dhe doli në skenë. Edhe pse e veshur me të zeza komplet, duket sikur ka marrë pak peshë, atë që humbi gjatë verës, megjithatë kjo tregon një lloj rehatllëku që e ka kapur. Kjo ishte fundjava e Çilit dhe Sandrit, tani shiheni vetë.

Koha e Re
YouTube Preview Image