Vesa gati për – Dancing with the stars

February 17, 2011   | Lajmet / Vijesti

Sot pritet të nisin zyrtarisht provat për edicionin e dytë të “Dancing with the stars” dhe një nga konkurrentet e këtij edicioni do të jetë edhe këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma.

Vesa tashmë ka shkuar të jetojë përkohësisht në Tiranë dhe sapo ka filluar të përgatitet për këtë edicion. Vesa që tani është shprehur e emocionuar, por ndërkohë shprehet se do t’i mungojë shumë familja.

“I vetmi shqetësim që kam është familja. Kohët e fundit jam lidhur shumë me ta dhe preokupohem për çdo gjë, ndoshta edhe më shumë sesa duhet”, tregon këngëtarja.

Sot, 15 shkurt, është edhe dita kur provat për edicionin e dytë të këtij kompeticioni nisin edhe zyrtarisht.

Vipat
YouTube Preview Image