Qemal Bajri emërohet drejtor i shkolles Bedri Elezaga në Katërkollë

February 20, 2011   | Anketë / Anketa

Në mandatin e ardhshëm në krye të shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë do të jetë Qemal Bajri. Të drejten për zgjedhje dhe emërime për udhëheqësit e institucioneve arsimore e ka drejtuesi i ministrisë gjegjëse, në këtë rast ministri i arsimit. Në mandatin e kaluar drejtor i këtij institucioni ishte dr.Nail Draga.

Qemal Bajri ka përfunduar Fakultetin e shkencave natyrore, departamenti i Matematikës në Universitetin “Luigj Gurakuqi“ në Shkodër. Në karrieren e tij profesionale të deritanishme ka qene mësimdhënës i Matematikës pranë qendres shkollore “Vëllazërim – Bashkim“ në Ulqin. Gjithashtu ai ka qenë dhe vazdon të jete aktiv në jetën politike në fillim si aktivist i LD në MZ kurse tani i UDSH-së.

Shkolla fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë është një institucion shumë i rëndësishëm për trevën e Anës së Malit por jo vetëm për te. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalur intelektualë të shquar jo vetëm me përmasa rajonale por edhe kombëtare. Në këtë shkolle gravitojnë nxënësit nga tërë treva e Anës së Malit. Në vitin shkollor në vazhdim shkolla ka 33 paralele me 578 nxënës ku në shkollën amë janë 17 paralele me 411 nxënës ndërsa në paralelet e ndara nëpër fshatra ka 16 paralele me 163 nxënës.

Gjithashtu edhe në shkollën tjetër fillore të qytetit tonë, atë të ”Boshko Strugar”, ka ardhur deri te ndërrimi i drejtorit të shkollës. Në vend te drejtorit të deritanishëm, z. Muhamed Spuzha është emëruar Mirjana Mijoviq.

Burimi: Promul Ulqin

1