Xhamia e Ali Pashës me hamame të vitit 1719 renovohet

February 22, 2011   | Reportazh / Reportaža

Xhamia e Ali Pashës e ndërtuar në vitin 1719, është një ndër xhamitë më të bukur…a dhe më të vjetra në Ulqin. Xhamia është ende edhe sot, si dikur në funksionin e saj, si faltore por edhe si vend i tubimit të myslimanëve të këtij qyteti. Xhamia e Ali Pashës është një kompeks i veçantë duke pasë para syesh Hamamin unik në këto treva,me dhomën e shadërvanit, kapallykun, oxhakun si edhe dhomat per larje dhe masazhë.Në kompleksin e xhamisë bëjnë pjesë si edhe kroi, abdesthanja dhe tyrbja si një tërësi e xhamisë. Pavarësisht se të gjitha xhamitë në tërë hapsirën e Ulqinit jan ndërtuar si xhami të mahallave, xhamia e Ali Pashës ka shërbyer më gjërë, duke e pasë parasysh kompleksin në tërsi i cili shërbente edhe si mjedis i socalizimit të poullsissë. Tërmetet e fuqishëm të cilët shpesh herë i godisin dhe i kanë goditur këto treva pa dëshim kanë lënë gjurmë në infrastrukturën e saj, si edhe dora e njerëzve me qëllime të këqia. Mirpo, xhemati gjithmonë, ka rezistu ka gjetë dhe i ka siguru mjetet finansiare, për rinovimin e saj. Pavarësishtë nga pushtetet e ndryshëm,xhemati kurrë nuk e ka braktisur xhaminë.
Rinovimi i fundit është bërë pas termetit katastrofal të vitit 1979. Dua ti përmendë rahmetli Jakup Nimanbegun dhe Basri Sadikun, të cilët kanë dhënë kontibut të veçantë për rinovimin e saj, si iniciatorët dhe bartësit e aktiviteteve për vendosjen e xhamisë në funksion.
Rinovimi i fundit është në vijim. Tër kompleksi i xhamisë është duke u rinovuar. Dua të theksoj se për herë të parë po rinovohet Hamami i cili më se një shekull ishte i braktisur dhe i lanun pas dore, me shpresë se së shpejti do të vehet në funksion, siç ka qenë dikur. Gjithashtu, edhe rinovimi i abdesthanes si edhe cisternës së vjetër e cila furnizonte hamamin me ujë. ka një rëndësi të veçantë duke marrë parasyesh funksionin e saj për xhematli, posaçërisht për mysafir mysliman nga vendi dhe nga bota të cilët gjatë verës e vizitojnë qytetin tonë.
Në këtë mënyrë plotësohet emaneti i të parëve tanë.Për ma tepër fotografi ndiqni Linkun: Ismet Karamanaga Facebook

Ismet Karamanaga Facebook
Mundeni me e shiku ne internet dhe ne sajtin tim… http://ismetkaramanaga.users.t-com.me/index.html

Folklori i Ulqinit Gojëdhënat, legjendat, këngët popullore, bejtet, këngët për heronjtë jane pasuri kombëtare që shqiptarët në Ulqin duhet ti trashëgojne nga brezi në brez. Jepni kontributin tuaj të çmuar në këtë drejtim duke sjellë folklorin e Ulqinit tuaj.

Na shkruani dhe na dërgoni materjalin nëpër mjet Facebookut që ta dim saktësisht kush na çon.

Lajme nga Ulqini


YouTube Preview Image