Leonora e kënaqur me klipin e ri – Video new
Leonora Jakupi është shprehur shumë e kënaqur me realizimin e klipit të saj “Koha s’na fal”.
Këngëtarja në një intervistë të fundit ka thënë se ajo është shumë e kënaqur edhe me realizimin e kësaj kënge, edhe me kripin, përderisa ka thënë se kënga e saj është e kompozuar nga Ilir Tolaj.
Videokli i këngës “Koha s’na fal” është realizuar në qytetin e Gjakovës.
Leonora, kohëve të fundit është treguar shumë aktive në Kosovë, përderisa në një intervistë për gazetën Shqip ajo ka thënë se në karrierën e saj nuk ka nevojë për mbështetjen e një mashkulli.
“Nga sa e njoh veten, nuk mendoj se kjo vlen për femrat… Jam e bindur se bëj më shumë sesa shumë meshkuj dhe bëj aq sa më duhet për të jetuar mirë, e lumtur dhe e lirë. S`më duhet mbështetja e një mashkulli, as arroganca e tij kur më përmend se “ç`bën ai për mua”, ka thënë Leonora në këtë intervistë.
Dihet se mediat disa herë kanë shkruar për enigmën e jetës private të Leonorës, përderisa shumë pak dihet për lidhjet e këngëtares.
Nga ana tjetër, Leonora në një intervistë për Express kishte thënë se do të bënte një baladë, përderisa kishte thënë se ka në plan që gjatë këtij viti të sjellë edhe hite të tjera.
Gazeta Express





