Turneu i XI ndërkombëtar të karatesë – ULQINI OPEN 2011
Ju ftojmë që të merrni pjesë në Turneun e XI ndërkombëtar të karatesë ULQINI OPEN 2011”,i cili tashmë është bërë turne tradicional me pjesëmarrje masovike.
Në Turneun e X morën pjesë 35 klube me 760 garues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova,Kroacia, Bosna, Serbia, Maqedonia dhe Gjermania.
Qyteti ynë i bukur është i njohur jo vetëm si destinacion i preferuar turistik, por edhe
si qytet me një traditë të gjatë sportive. Siç njihet për detin, diellin, ullinjtë dhe plazhet
e mrekullueshme zallore, Ulqini njihet edhe në sportin e karatesë falë sukseseve të mëdha të arritura në arenat vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Që të njiheni me bukuritë dhe historinë e qytetit tonë vizitoni faqet e internetit www.ulqini.de dhe www.visit-ulcinj.com.
Këtë vit me Turneun ”Ulqini Open 2011” Klubi ynë përkujton trajnerin të ndjerin Domeniko Beli Elezoviq, i cili ka qenë një ndër themeluesit e klubit të parë të karatesë në Ulqin.
Klubit të karatesë ”Ulqini” dhe të cilit i takojnë merita të mëdha për zhvillimin e sportit të karatesë.
Prania Juaj do të na nderojë!
Ju urojmë qëndrim të këndshëm në qytetin tonë dhe shumë medalje!
Përshëndetje sportive!
[flv width=”508″ height=”390″]http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv[/flv]
Organizator i turneut
“Klubi i Karatesë Ulqini”









