NRG Band në verë me album të ri

March 1, 2011   | Lajmet / Vijesti

Grupi muzikor “NRG Band” gjatë verës pritet të sjellë edhe albumin e katërt që do të ketë këngët më të mira të këtij bendi.

Vokalisti i grupit, Besnik Qaka, ka konfirmuar për Kosovapress se kohëve të fundit është duke punuar në albumin e katërt i cili pritet të dalë gjatë verës.

Sipas tij në këtë album do të futen këngët më të mira dhe pastaj do t’ia bashkëngjisë edhe një videoklip.

Ndërkaq, sa i përket këngës konkurruese në “Top Fest 8 ”anëtarët e këtij grupi thanë se po ndihen mirë pasi kënga “Rina Rina” është shndërruar në hit.

“Kjo këngë po pëlqehet shumë dhe është më e votuara me 30 mijë vota. Tash për momentin jemi duke diskutuar rreth idesë së klipit për këtë këngë dhe besoj që javën tjetër do të fillojmë edhe xhirimet e klipit për këngën “Rina Rina” dhe ajo çka më bën të ndihem më mirë është prapa skenës i gjithë stafi Top Festit këndon këtë këngë”, ka thënë Qaka.

L.Gashi
YouTube Preview Image