Porosi nga tubimi i Valdanosit: Ullini është si nana, kurdo që ti kthehesh, të pret duarhapur

March 1, 2011   | Shtypi / Mediji

”Ullini është si nana, kurdo që ti kthehesh, të pret duarhapur’’, ky isht mesazhi I tubimit madhështor të organizuar sonte ne Qendren për kulture të qytetit të Ulqinit në mbrojtje të Valldanosit. Salla e Qendres për kulture ishte shumë e vogël për ti pranuar të gjithe të pranishmit, prandaj një pjesë e madhe e tyre qendruan në këmbë duke treguar rëndësinë që bart ky tubim.

Në fillim të tubimit foli z. Gjakonoviq I cili me argumnenta shumë të fuqishëm foli për te drejtën e pronareve që të kthehen në pronat e tyre qe ju janë marrë në mënyre të paligjshme dhe bile me dhunë nga shteti për nevojat ushtarake të asaj kohe. ‘’Kurrë Valldanosi nuk ka qenë baze ushtarake, siç mund të keni ndegjuar apo ndegjoni” – ka thënë Gjakonoviqi gjatë fjalimit të tij.

Imami i qytetit tone z. Lika porositi pushtetaret e sotëm të qytetit të Ulqinit që të mos bëjnë gabim sot që të pendohen neser, por të bashkangjiten në mbrojtjen e interesave të pronareve por edhe të tërë qytetit. ‘’Pendimi I nesërm do të ketë peshë më të vogël se pesha e madhe e gabimit të sotëm’’ ka thënë z.Lika I cili kishte edhe autorizimin e përfaqsuesit të kishës ortodokse të qytetit të Ulqinit. ”Tenderi u anulua, shumë mire u ba, dhe kurrë mos u ngjalltë ma” – përfundoi fjalimin e tij imami Rexhep Lika, fjalim i cili elektrizoi të pranishmit.

Për të drejten juridike në favor të pronareve foli avokati I njohur qytetit z. Mustafë Çapuni kurse për punën e bërë në drejtim të mbrojtjes së Valldanosti foli aktivisti Xhemal Peroviqi. Z. Peroviq premtoi që së shpejti do të zhdukim atë portë në hyje të Valldanosit që është edhe turpi i qytetit tone.

Ne tubim folen edhe doktori Simë Dobreci si dhe kryetari I shoqatës së ullishtarëve z. Xhevdet Cakuli. Z. Cakuli tha se Valldanosi për qytetaret dhe pronaret e Ulqinit ka vlerë afeksionale pasi është e trashëguar brez pas brezi dhe nuk ka kundërvlerë që mund ta paguajë.

Promul Ulqin
YouTube Preview Image

2