“Lufta” e Ulqinit dhe Podgoricës për gjirin e Valdanosit

March 2, 2011   | Shtypi / Mediji

Ulqin, 2 mars – Afera e gjirit të Valdanosit dhe 20 mijë trungjet e ullinjve të eksproprijuar tash 32 vjet, ka hyrë në një fazë dramatike. Këshilli për privatizim tashmë “ka pranuar rënien e tenderit dhe dhënien me qira firmës britanike “Cubus lus”, por paralajmëron tender të ri në muajin prill.

Karshi kësaj, nga tubimi protestues të mbrëmjes së kaluar, i organizuar nga shoqëria civile dhe intelektualët e pavarur të Ulqinit, kryetari i këshilli protestues, Lluka Gjakonoviq, siç raporton KosovaLive, para protestës madhështore, ku nuk ishin vetëm ulqinakë, por të ardhur edhe përkrahës të tyre edhe nga qytetet tjera të Malit të Zi, tha se gjiri i Valdanosit dhe 20 mijë ullinjtë frutorë ulqinakëve u janë marrë me dhunë e ligje revolucionare nga shteti i atëhershëm për të ndërtuar, gjoja, bazë ushtarake.

“Valdanosi nuk ka qenë kurrë qenë baze ushtarake, por një gji fisnik, atraksion unik edhe ai duhet t’u kthehet pronarëve, jo të bëhen pazarllëqe me pronat tona”,- theksoi Gjakonoviq.

Ndërkaq, kryeimami i Ulqinit, Rexhep Lika, i cili tha se është i autorizuar edhe nga kolegu i tij ortodoks, që të porosisë mirë e qartë autoritetet e Ulqinit që të mos manipulojnë me pronat e qytetarëve dhe të komuniteteve fetare se “do të pendohen nesër për gabimin e sotëm.”

Bashkërenduesi i organizatave joqeveritare dhe të intelektualëve të pavarur, Xhemal Peroviqi, thotë se, dikush mund të na thotë se po e lavdëroni aktivitetin tuaj, por një fakt është shumë i qartë.

“Në mbrojtje të Valdanosit kemi pasur shoqërinë civile, shkrimtarë, artiste, diplomatë…Argumentet tona I kemi prezantuar deri në Bruksel që detyroi Qeverinë e Malit të Zi të anulojë tenderin për dhënien me qira kompanisë britanike”,- u shpreh Xhemali, por ai paralajmëroi se së shpejti do të hapim pantareun e Valdanosit që ka ngritur Podgorica zyrtare. Atje, ku të parët tanë na kanal lënë pronat, plazhin dhe arat e bukës të shkojmë në piknik edhe për t’i punuar si dikur.

KOHA NET

4