LD në MZ, Kumtesë – Vrasja në Frankfurt

March 4, 2011   | Politika

K u m t e s ë

Ngjarja e rëndë, tragjike dhe e shëmtuar, që ndodhi  në aeroportin e Frankfurtit, kur një i ri me prejardhje nga Kosova, Arid Uka, vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë, të gjithë shqiptarët kudo që janë, pra edhe shqiptarët në Malin e Zi, i tronditi thellë. Lidhja Demokratike në Mal të Zi, anëtarët dhe përkrahësit e saj, shqiptarët  në Malin e Zi e dënojnë këtë akt të dhunës, akt kriminal e të papresedan në hapësirat tona. Shprehim indinjatë të thellë për këtë akt të shëmtuar që është akt antikombëtar e antishqiptar. Jemi të sigurt se kjo ngjarje  e rëndë përbën një akt individual e të papërgjegjshëm të një individi pa kontroll e pa përgjegjësi. Një gjë të tillë nuk mund ta prisnim asnjëherë, as që mund ta paramendonin, që një shqiptar të çojë dorë ndaj ushtarit amerikan, ndaj popullit amerikan, kur me dekada janë të njohura lidhjet miqësore e jetësore shqiptaro-amerikane, e sidomos ndihmën e përkrahjen vendimtare të SHBA-ve në momentet më kritike për shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën.

Me këtë rast shprehim ngushëllimet tona të sinqerta ndaj familjarëve të ushtarëve të  vrarë e popullit dhe udhëheqjes më të lartë të SHBA-ve. Ndërsa dy të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë.

PËR LIDHJEN DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI

KRYETARI,

Mehmet BARDHI

2