Klubi i Taekwondo-së Ulqini sjell 10 medalje nga – Taekwondo Omega Open Beograd

March 7, 2011   | Sporti / Sport

Taekwondo “ 7 Omega Open 2011” – Beograd

Te shtunën me datë 05.03.2011 ne Beograd u mbajt turniri ndërkombëtar  “Taekwondo Omega open”

Ned kite turnirë u paraqitën 9 shtete, 39 klube me 482 garues. Turniri ishte i një niveli të lartë me një konkurencë të fortë. Klubi i Taekwondo-së Ulqini e fillon sezonin e parë të vitit 2011 me suksesë të lartë si zakonisht në arenën ndërkombëtare, i cili u paraqit me 11 garues.

Shtetet pjesmarrëse ishin: Serbija, Mali i ZI, Kroacia, Bosna, Meqedonia, Sllovenija, Çekia, Suedia dhe Polonia.

Ne këte turnirë me vështirësi të shumta arriti edhe klubi i vetëm nga Ulqini që të paraqitet klubi i Taekwondo-së Ulqini.

Klubi i Taekwondo-së Ulqini pati një paraqitje të mirë ku arrinë këto rrezultate:
Gjithësejt:  10 medalje,  prej tyre 4 të arta, 3 të argjendëta dhe 3 të bronzëta:

Me medalje të arta u kurorzuan këto garues:

1.     Nuri Kanaqi

2.     Mersudin Kurti

3.     Sulejman Murati

4.     Rinor Jahja

Me medalje të argjendëta u shpërblyen keto garues:

1.     Ardiana Karamanaga

2.     Bojan Vladisavljević

3.     Izedin Kurti

Me medalje të bronzëta u shpërblyen keto garues:

1.     Artan fici

2.     Medina Kanaqi

3.     Allmedin suka

Klubi i Taekwondo-së Ulqini pati një bilanc prej 12 fitoresh dhe 3 humbje, dhe kjo përbën edhe një sukses për Taekwondo-në e Ulqinit.

Siç  kemi cekur edhe më heret  për shkak finacave nuk kemi mundësi të marrim pjesë me një numër edhe më të madhë garuesishë e poashtu edhe në shumë gara tjera nuk do të kemi mundësi që të paraqitemi, për këtë arsye jemi fokusu ne disa gara që kanë nivel më të lartë në rangun ndërkombëtarë.  Edhe kjo garë ishte një prej atzre garave me  nivel të lartë ku morën pjesë 9 shtete dhe përveç shteteve rajonale në këtë turnir u paraqiten edhe disa shtete tjera si Suedia, Çekia, Polonia, Sllovenia etj. Në këtë turnir përveç klubeve Serbe u paraqit edhe përfaqësuesja e Serbisë në kategorin e kadetëve dhe juniorëve kështu që kavliteti ishte akoma edhe më i lartë. Nxënësit tanë patën një paraqitje të mirë çka edhe vet rezultati tregon, mirpo mbetet ende punë për të arritur te një kvalitet edhe më i lartë. Falenderojmë sponsorët të cilët na përkrahen si dhe një falendrim i veçantë për prindërit e nxënësve tanë të cilën bënë të pamundërën vetem e vetëm që të marrim pjesë në këtë turnir.  Falenderojmë të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tona si dhe fansat tanë duke ju deshiruar të gjithve shëndet lumturi dhe suksese në jetën tuaj.

Taekwondo club Ulqini – Ulcinj Facebook

1