Emisioni mbi Valdanosin RTCG – Otvoreno – Video

March 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Tenderi i ri deri në fund të prillit?!

Komisioni i tenderit ka vlerësuar se janë krijuar kushtet që tenderi të shpallet i pasuksesshëm dhe për shkak të rëndësisë së realizimit të projektit të Valdanosit, si për qeverisjen lokale ashtu edhe për tërë Malin e Zi, i ka rekomanduar Këshillit të Privatizimit të shpallë tenderin e ri deri në fund të prillit të këtij viti. Komisioni i tenderit per realizimin e projektit te valorizimit turistik te Valdanosit ka shpallur te pasuksesshem tenderin per dhenien me qira shumevjecare te kompleksit turistik te Valdanosit dhe i ka rekomanduar Keshillit per Privatizim dhe Projekte Kapitale qe deri ne fund te muajit prill te shpalle tenderin e ri. Ne njoftimin per shtyp thuhet se Komisioni i tenderit ka shqyrtuar letren e kompanise “Cubus Lux”, ne te cilen kjo kompani ka shprehur shqetesimin dhe rezerven per realizimin cilesor te projektit, per shkak te prezantimeve negative ne media lidhur me ceshtjet e pazgjidhura pronesore, kerkesat konstante per kthimin e prones nga ish pronaret, si dhe te nje numri te proceseve gjyqesore, gje qe kane krijuar atmosferen qe tek investitori nxit nevojen e shqyrtimit te riskut te investimit. Komisioni i tenderit ka vleresuar se jane krijuar kushtet qe tenderi te shpallet i pasuksesshem dhe per shkak te rendesise se realizimit te projektit te Valdanosit, si per qeverisjen lokale ashtu edhe per tere Malin e Zi, i ka rekomanduar Keshillit te Privatizimit te shpalle tenderin e ri deri ne fund te prillit te ketij viti. Ne takimin e Komisionit te tenderit eshte konstatuar edhe njehere se i tere procesi eshte realizuar ne menyre transparente dhe ne pajtim me procedurat e percaktuara ligjore. “Eshte konstatuar edhe se, me qellim te sigurimit te realizimit sa me cilesor te projektit dhe aktiviteteve te percaktuara me kontrate, qeveria ka insistuar disa here ne dorezimin e garancise faktike dhe garancise se vleres se qiramarrjes para nenshkrimit te kontrates, gje qe eshte ne kundershtim me praktiken evropiane. Ne kete menyre, qeveria eshte perpjekur qe procesin e valorizimit te Valdanosit ta beje me transparent dhe me cilesor”, theksohet ne njoftimin per shtyp.

(Kohapress)

RTCG – Otvoreno Online Video
http://www.rtcg.me/images/biblioteka/audio_video_arhiva/otvoreno_07032011.flv

1