Këshilli Nacional Shqiptar në Mal të Zi shënoi ditën e mësuesit

March 9, 2011   | Kulturë / Kultura

Këshilli nacional i shqiptarëve shënoi mbrëmë në Ulqin 7 marsin – Ditën e mësuesit, 125 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqip. 7 Marsi-Dita e Mësuesit është një datë e shënuar kombëtare e cila ka filluar të kujtohet edhe ndër shqiptarët në Malin e Zi.
Kjo datë është festë që shërben për të vlerësuar traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punëtorëve të arsimit.

U kujtuan me respekt të gjithë mësuesit shqiptarë në Malin e Zi, të cilët edhe pse punuan në rrethanat e vështira të kohës, larg në zona të thella, i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave.

Manifestimi me rastin e 7 Marsit –Ditës së Mësuesit u organizua në Ulqin më 7.03.2011, në Qendrën për Kultur Ulqin.
Me këtë rast u dha një program i pasur artistik me pjesëmarrës nga pothuaj të gjitha trevat shqiptare.

Manifestimi filloi me himnin kombëtar. Më pas e mori fjalën Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, z. Tahir Tahiri i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit. Z. Tahiri   tha se edhe në të ardhmen duhet të ruhet vazhdimësia e shënimit të datave të rëndësishme kombëtare dhe falënderoi Këshillin organizativ dhe të gjithë ata që ndihmuan organizimin e këtij evenimenti të rëndësishëm.

Për festën e mësuesit nuk kanë munguar asnjëherë as këngët të interpretuara me shumë dashuri nga nxënësit dhe të rriturit. Këtu nuk mungoi as vallet folklorike Programi vazhdoi  me muzikë instrumentale argëtuese.

QË TË SHIKONI MË SHUMË FOTOGRAFI TË AUTORIT DINO ZENELI
Ana E Malit Tradita Facebook


YouTube Preview Image
Amull, Ana Malit, Bojkë, Brajshe, braticë, Darzë,Dragaj,Fraskanjell, Kalimani, Katerkollë, Klezna, Kodër, Kolonza, Kosiq, krajë, Kravari, Krythë, Leskovac, Lisna Bore, Mali i Zi,Megjureç, Millë, Montenegro, Mozhurë, ostros, Pistull, Qurkaj, Rastish, Reç, Salç, Shas, Shëngjergj, Shtodhër, Shtoji,Sukobinë, Sutjell, ulqin, ulqini, Zogaj

1