Podgorica akuzon Beogradin për përzierje në punët e brendshme

March 11, 2011   | Shtypi / Mediji

Podgoricë, 11 mars – Qeveria e Malit të Zi, e kryesuar nga kryetari i saj, Igor Lukshiq në mbrëmjen e së enjtes ka shprehur protestë të ashpër kundër Qeverisë së Serbisë “për miratimin e Strategjisë së ruajtjes dhe përforcimit të shtetit amë, diasporës dhe serbëve në rajon”, duke theksuar se ky dokument është përzierje e drejtpërdrejt në punët e brendshme të Malit të Zi, njofton KosovaLive.

Në Strategji ndër të tjera thuhet se Qeveria e Serbisë kërkon që serbët të trajtohen si popull konstituiv në Malin e Zi sipas shembullit të pozitës së serbëve në Bosnjë e Hercegovinë.

Në regjistrimin e fundit të vitit 2003, në strukturën e përgjithshme të popullsisë në Mal të Zi kanë qenë 32 për qind serbë, edhe në referendumin e vitit 2006, nuk kanë votuar për shkëputjen nga Serbia.

“Çfarëdo forme të veprimit politik nga jashtë, i cili ka për qëllim ndryshimin e rendit kushtetues të Malit të Zi , siç është rasti me dokumentin e përmendur të Qeverisë së Republikës së Serbisë, paraqet përzierjen e drejtpërdrejt në punët e brendshme të shtetit sovran të Malit të Zi edhe në tërësi është në kundërshtim me themelet e parimeve të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në kumtesën e qeverisë malazeze.

Duke shprehur këtë protestë të ashpër, Qeveria e Malit të Zi ka angazhuar Ministrinë e vet të jashtme dhe integrimeve evropiane, që në një afat sa më të shkurtër t’ia transmetojë ambasadorit të Republikës së Serbisë në Mal të Zi këtë qëndrim të Podgoricës zyrtare.

KOHA NET