Albani dhe Miriami, martesë në pritje?

March 14, 2011   | Lajmet / Vijesti

Çifti i dashuruar i këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë lënë pas zhgënjimin, që u “dhuroi” festivali i Këngës në RTSH, juria e së cilit e vlerësoi këngën e tyre “Ende ka shpresë”, me çmim të dytë.
Dyshja, e cila këto ditë ka lançuar klipin e kësaj kënge, tha pas këtij kompeticioni se do ishte mirë, që ata të ishin përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurosong, jo vetëm sepse kënga është e bukur dhe moderne, por mbi të gjitha sepse ata jetojnë në Gjermani (skena e sivjetme e Eurosong), dhe Miriam Cani është e njohur në këtë vend, kështu që kënga shqiptare do të ishte më e kuotuar përsa i takon vlerësimit.
Gjithsesi, kjo histori tanimë i përket së shkuarës, pasi vetë Miriami është shprehur, se thuajse e ka harruar këtë ngjarje. “Jemi shumë të angazhuar, për të menduar gjërat e kaluara. Normalisht që u zhgënjyem pak, pasi “Eurovizion” do bëhet në “shtëpinë” tonë, do të performohet në një skenë, ku kam kënduar disa herë me grupin që kam pasur. Dëshira do kishte qenë, të ishim prezentë në emisionet gjermane, të cilët i njohim dhe kemi punuar prej vitesh, për të prezantuar edhe vendin tonë dhe për t’i folur një kombi për shtetin shqiptar. Por këtë do e bëjmë tashmë në mënyrën tonë me këtë këngë, që në anglisht titullohet “Somebody hurts”, – ka deklaruar këngëtarja. Sa i takon jetës së tyre private, që normalisht paraqet interes për fansat, Albani ka thënëm se edhe ata bëjnë plane sikurse çdo çift normal.
“Viti 2011 do jetë i rëndësishëm për profesionin tonë, por dhe për disa gjëra personale, që i kemi lënë pak mënjanëm për shkak të kohës dhe duam që këtë vit t’i realizojmë patjetër”, – ka thënë ai, pa sqaruar më tej se për ç’plane bëhet fjalë. A mos vallë kemi martesë këtë vit, sepse çifti bashkëjeton prej kohësh?!

Gazeta Standard


YouTube Preview Image