Genc Prelvukaj i futet politikes

March 14, 2011   | Lajmet / Vijesti

Rep artisti Genc Prelvukaj po fillon një tjetër karrierë në jetën e tij. Përveç punës si këngëtar dhe producent (menaxher këngëtarësh), këto ditë ai ka filluar punën dhe si këshilltar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë & Sportit në qeverinë e Kosovës.

Ky post i lartë qeveritar udhëhiqet nga ish kolegu i tij Memli Krasniqi. Që të dy artistët janë kyçur tashmë në politikë në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli fillimisht si zëdhënës i partisë, pastaj deputet dhe zëdhënës qeveritar, kurse në zgjedhjet e fundit atij i është besuar edhe posti i ministrit. Kurse Genci në zgjedhjet lokale ishte zëdhënës i fushatës së PDK-së, kurse tani ai ka fituar një post të lartë në ministrinë e drejtuar nga ish kolegu i tij.

Memli është larguar nga aktivitetet muzikore duke u lënë hapësirë edhe grupeve e artistëve të rinj që të marrin hapat e tyre në muzikë. Ndëkohë, Genci vazhdon të qëndrojë fuqishëm në tregun muzikor, duke pasur koncerte dhe mbrëmje gati çdo fundjavë me grupin Etnon, si dhe me disa këngëtarë të tjerë, të cilët janë nën menaxhimin e tij. Se si do të zhvillohen punët me kulturën dhe estradën kosovare kur tani dihet se në krye të këtij institucioni janë dy artistë të dëshmuar në skenë, pritet të shihet!

bl. Re
YouTube Preview Image