Kultura dhe politika nga Dr.Nail Draga

March 19, 2011   | Politika

Diskursi sociopolitik

Aty ku ka koordinime të veprimeve është dëshmuar në praktikë së kultura dhe politika nuk e përjashtojnë njëra tjetren por është e kundërta sepse ata zhvillohen paralelisht dhe e stimulojunë njëra tjerën. Tjetër gjë është qasja subjektive në ketë aspekt nga indvidet mediokër të cilët në vende të ndryshme udhëheqëse janë vendosur jo në sajë të meritave profesionale por të emërimeve partiake.

Dr. Nail Draga

Trajtimi i çështjeve që ka të bëj me binomin kulturë dhe politikë, ndryshon varësisht nga mjedisi. Dhe kjo çështje ndryshe mund të trajtohet në kuadrin e një shteti kombëtar, e ndryshe në mjediset multinacionale. Pikërisht në këto mjedise dëshmohet në mënyrë transparente qasja e pushtetit, sepse është pikërisht kultura faktori i parë i cili dëshmon identitetin e një popullli në një mjedis të caktuar. Nuk ka dilemë së është pikërisht politika parimore ajo e cila ofron parakushte praktike për të eliminuar qasjen diskriminuese në mjediset multinacionale.

Nëse qasja bazohet në marrëdhëniet e barazisë, pa hegjemonizëm, por në avancimin e diversitetit kulturor, ai mjedis ka të ardhme, në të kundërtën pasojat janë të pashmangshme. Mjediset multinacionale si Zvicra, Belgjika, Finlanda etj., të cilat kanë përvojë demokratike dhe nuk vuajnë nga komplekset hegjemoniste, mund të shërbejnë për model edhe vendeve të tjera. Dhe janë pikërisht këto modele që i nevoitën shteteve multinacionale siç është Mali i Zi, por edhe Maqedonia, për të realizuar në praktikë barazinë sipas standardëve evropiane.

Duke marrë parasysh së ne shqiptarët jemi të ndarë në pesë shtete, nuk ka dilemë së ka qenë faktori kulturë që ka përcaktuar identitetin idhe unitetin tonë kombëtar. Varësisht prej vendeve, dhe rrethanave shoqërore janë bërë përpjekje për të mbijetuar, sepse kudo kultura ka qenë ajo e cila ka pësuar goditjet e para nga strukturat politike. Dhe padyshim më së shumti e kanë pësuar shqiptarët në ato mjedise ku numërikisht kanë qenë më të pakët nga njëra anë dhe mungesës së elitës së tyre politike nga ana tjetër. Në veçanti një konstatim i tillë vlen për kohën e monizmit ku shqiptarët në ish-Jugosllavi, diskriminimin e përjetuan në lekurën e tyre sidomos në Maqedoni dhe Mal të Zi. Madje këto veprime destruktive në këto mjedise ishin si formë eksperimentale për të vepruar më pas në Kosovë.

Fillet e elitës politike e asaj kulturore

Më shëmbjen e sistemit monist dhe miratimin e pluralizmit(1990) gjendja filloj të ndryshoj, sepse për të parën herë u mundësua që çështjet të trajtohen pa pasur pasoja, ashtu si janë e jo sipas shijes dhe rekomandimeve të politikës së ditës që ishte praktikë në monizëm. Ndonse të pa përvojë, nga kjo kohë shqiptarët filluan të krijojnë eliten e tyre politike përmes subjekteve nacionale politike, e po ashtu u paraqit edhe elita kulturore. Dhe është pikërisht kjo koha e krijimit të elitës politike dhe kulturore të shqiptarët në Mal të Zi, e cila sfidoj rrethanat e kohës, duke dhënë ndihmesën në demokratizimin shoqëror dhe diversitetin kulturor në ketë mjedis multinacional dhe multikulturor.

Por, më ketë rast duhet theksuar një dallim esencial sepse nëse elita politike përfaqësohej përmes subjekteve politike, që ishin pjesë e pushtetit në nivel lokal apo shtetëror, ndryshe është më elitën kulturore sepse ajo përfaqësohej kryesisht përmes subjekteve të shoqërisë civile. Pikërisht këtu qendron edhe dallimi sepse subjektet e shoqërisë civile nuk kishin mbeshtetje materiale qeveritare, por veprimtaria e tyre mbeshtetej në donacione të ndryshme, ndërsa i terë angazhimi është rezultat i pasionit të individeve të ndryshëm.

Madje janë subjektet nga shoqëria civile që kanë shpalosur vlera shumëdimensionale të kulturës sonë më shumë së subjektet buxhetore për pesë dekada. Projektet e realizuara gjatë tyre dy dekadave nga subjektet e shoqërisë civile si “Art Club-i”, “Illyricum-i”, “Gjon Buzuku”,”Bashkimi i Krijuesve Shqiptar”, SHKA“Zana”, SHKA“Ulqini, SHKA ”Rapsha”, OJQ“Ora” etj., dëshmojnë se ata kanë sfiduar pushtetin duke shpalosur dhe valorizuar identitetin tonë kulturor.

Është çështje tjetër sa janë mbeshtetur materialisht subjektet kulturore të shoqërisë civile
nga ana e qeverisjeve në nivel lokal apo shtetëror, sepse faktet flasin së kultura shqiptare në Mal të Zi, vazhdimisht është anashkaluar.Dhe një qasje e tillë nuk ka si të jetë ndryshe kur në pushtet janë strukturat politike autoritare, që paraqet trashëgimi nga koha e monizmit. Janë pikërisht këta struktura të cilat kulturën nuk e shohin si realitet të partnerizmit por e kundërta indvidet apo elitën kulturore e duan të nënshtruar të veprojnë sipas diktatëve të tyre. Një qasje e tillë nuk ka dilemë së krijon animozitet të ndërsjellë andaj nuk është për tu çuditur për pozitën përbuzëse të elitës kulturore nga ana e strukturave të pushtetit. Përvoja e deritashme na jep për të kuptuar së janë pikërisht politikanët mediokër ata të cilët iu frigohen vlerave kulturore e më ketë edhe përfaqësuesve të saj.

Mbeshtetja e kulturës elitare
Të gjithë njohësit e literaturës respektive janë në mendimin së ekziston një ndërlidhje në mes kulturës dhe politikës. Madje, ky binom është pasqyrë e funksionimit të një pushteti qoftë në nivelin lokal apo ate shtetëror. Është çështje tjetër së individ të ndryshëm të veshur me pushtet e keqpërdorin ate për qellime personale e madje edhe përfitime materiale dhe politike. Nuk mund të konsiderohet i suksesshëm ai individ i cili shantazhon subjektet kulturore duke mos i mbeshtetur materialisht në realizimin e projekteve të ndryshme.

Dhe një veprim i tillë bëhet nga qasja subjektive ku në rend të parë është animoziteti personal duke i vlerësuar të tjerët si kundërshtarë, që ndikon në mos komunikimin normal e me ketë edhe në refuzim të mbeshtetjës për projekte të caktuara. Ndërsa ata të cilët kanë qasje tjetër që nuk vuajnë nga komplekset e ndryshme tregojnë racionalitet duke i mbeshtetur dhe si të tillë do të mbesin në kujtesë për të mirë, sepse vlerat kulturore nuk janë të përkohshme por të përhershme.

Përvoja pozitive dëshmon së kultura dhe politika nuk e përjashtojnë njëra tjetren por është e kundërta sepse ata zhvillohen paralelisht dhe e stimulojunë njëra tjerën. Tjetër gjë është qasja subjektive në ketë aspekt nga indvidet mediokër të cilët në vende të ndryshme udhëheqëse janë vendosur jo në sajë të meritave profesionale por të emërimeve partiake. Dhe janë pikërisht këto kuadra të cilët krijojnë politizime të panevojshme sepse nuk iu afrojnë mundësi për tu dëshmuar individeve më përgatitje profesionale, sepse vuajnë nga kompleksi i inferioritetit.

Deri sa të ekzistojë një qasje e tillë ndaj individeve përkatës nuk ka dilemë së do të kemi ngecje e cila nuk është në favorin e avancimit të vlerave të përgjithshme kulturore. Sepse një ndryshim i pritur fillimisht realizohet përmes ndryshimit të strukturës kadrovike duke zgjedhur apo vendosur ata të cilët janë dëshmuar me profesionin e tyre e jo duke mbeshtetur kuadrat partiake të cilat nuk ofrojnë seriozitet e profesionalizëm por vetëm degjueshmëri e asgjë më shumë.

Pikërisht pas 20-vjet të pluralizmit është koha e fundit që subjektet politike që janë në pushtet përfundimisht të vetëdijësohen duke mos përbuzur elitat kulturore. Vetëm një qasje racionale pa paragjykime hap shtigje të reja për rezultate në dimensionin kulturor.

Shoqëria civile avancoj vlerat kulturore
Ne ketë aspekt është për tu çmuar puna dhe angazhimi i subjekteve të ndryshme nga shoqëria civile, të cilët i kanë dhënë impuls të veçantë shpalimit të vlerave të përgjithshme kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi. Pikërisht janë këto subjekte të cilat bënë ate që nuk e kanë bërë subjektet me buxhetin qeveritar. Madje e them me bindje të plotë së deri sa nuk do të kemi ndonjë subjekt kulturor të financuar nga buxheti shtetëror, e tërë pesha e angazhimit do të mbesë gjithnjë në subjektet e shoqërisë civile.

Andaj, përvoja e hidhur nga e kaluara, ku ne kemi qenë të margjinalizuar, duhet të jetë motiv për të eliminuar paragjykimet dhe vlerësuar punën e elitës kulturore. Sepse bashkëpunimi dhe mbeshtetja nga ana e politikës ndaj elitës kulturore, duhet të jetë obligim permanent sepse përfitimet janë të dyanshme. Ata që e kanë kuptuar më kohë ketë koncept, janë përfituesit parësor, ndërsa e kundërta është më ata të cilët vazhdojnë me stereotipet nga e kaluara, ku pasojat janë ende evidente.

Koha Javore