Në Ulqin sot qendroi drejtori për punë publike z. Zharko Zhivkoviq

March 24, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Në Ulqin sot qendroi për vizitë pune drejtori i Drejtorisë për punë publike z. Zharko Zhivkoviq.

Në takimin që pati me kryetarin e Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga, kryetarin e Parlamentit z. Luigj Shkreli dhe sekretarët Shemso Hasanagaj dhe Gjokë Daboviq, u fol për projektet që kjo Drejtori do të realizojë gjatë këtij viti në territorin e Komunës së Ulqinit.

Pasi janë shqyrtuar kërkesat e Komunës, Drejtoria ka paraparë që të asfaltojë 2,5 kilometra rrugë, të përgatisë deri në finale Projektin kryesor të palestrës  sportive dhe konformë të shpejtohet fillimi i punimeve, po ashtu do të shpallet tenderi për kontraktorin e punimeve në bulevardin Nënë Tereza. Drejtoria për punë publike do të ndërhyjë edhe në rrugët që lidhin fshatrat Zogaj- Kodra e Dakajve- Reç si dhe rrugën magjistrale Ulqin- Shtoj- Ishulli Ada- kisha e Shën Kollit deri tek ish karaulla ushtarake. Këto fshatra u goditen në fillim të këtij viti nga përmbytje të mëdha. Drejtoria po ashtu do të bëjë dhe rivitalizimin e argjinaturës në Bunë.

 

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga
www.opstinaulcinj.co
m

http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv
1