Kastro Zizo: Jam i zhgënjyer nga femrat shqiptare

March 29, 2011   | Lajmet / Vijesti

Autoironisë së hidhur të “Superstarit” të quajtur Kastro Zizo, nuk i shpëtojnë dot as artistët e tjerë, që vetëndihen të tillë në tregun muzikor shqiptar. Klevis Bega këtë herë ka vendosur të performojë në “Top Fest 8” me një këngë të titulluar “Superstar”, krijimi i tij i parë në ritmet hip hop. Pas një kohe të gjatë në Prishtinë, kantautori 26-vjeçar vendos t’i rikthehet jetës së Tiranës me plane të reja. Hap studion muzikore, nis një program televiziv dhe parandien historinë e re të dashurisë. Në këtë intervistë, ku në lidhje me femrat tregohet maskilist, pohon se edhe pse është ndier i zhgënjyer nga vajzat shqiptare, kjo e vërtetë nuk e ndalon dot t’i dojë shumë ato:

Klevis, konkurrove në “Top Fest 8” me një këngë me titull “Superstar”. Kujt i kushtohet kjo këngë, kush është superstari, apo ata superstarët në vargjet e saj?

Kjo këngë është një lloj autoironie që unë i bëj vetes sime në radhë të parë dhe të gjithë pseudosuperstarëve që janë në qarkullim.

Ka shumë superstarë të këtij lloji në qarkullim, mund të përmendësh emra konkretë?

Të gjithë janë superstarë…(qesh). Pikërisht këtë kam dashur të them, që në Shqipëri askush nuk mund të quhet superstar…

I ke dëgjuar këngët e tjera konkurrente në “Top Fest 8”? Cilin çmim pretendon?

Dua që kënga ime të pëlqehet nga të gjithë dhe sigurisht që e pretendoj një çmim. Do të doja hip-hop-in”, meqë është hera e parë që bëj një këngë të mirëfilltë “hip-hop”.

Tashmë je rikthyer përfundimisht në Tiranë, pas një periudhe pune në Prishtinë. Cilat janë planet e këtij rikthimi?

Po, kam pak ditë që jam rikthyer përfundimisht, le të themi për këto kohë. Së bashku me OG kam hapur studion më të re audio, “EMPIRE RECORDS”, për të rifilluar punën me këngëtarët, si në kohët e vjetra dhe për t’i dhënë e muzikës shqiptare më shumë vlera se antivlera.

Bashkëpunon shumë me këngëtare femra. Ke planifikuar duete të reja?

Kam disa propozime për momentin dhe jam në momente pune për ndonjë prej tyre.

Meqë jemi te bashkëpunimet, është e vërtetë që po punoni për të realizuar një këngë ku do të bëhen bashkë Kastro, Noziy dhe Getoari? Nëse po, mund të na japësh ndonjë detaj?

Këto janë fjalë që qarkullojnë në Tiranë, por nuk mund t’ju them dot asgjë, sepse asgjë nuk është e sigurt. Madje unë u habita kur më erdhi në vesh ky thashethem!

Ktheheni nga një eksperiencë e veçantë pune ne televizionet e Prishtinës. Do të provoni të punoni edhe në televizionet këtu?

Po, patjetër. Madje mund të them se unë ndërkohë po përgatitem të nis dhe një emision timin, që do të transmetohet në një platformë dixhitale. Duke pasur parasysh Kastron që njihni, mund t’ju them se  bëhet fjalë për një program shumë argëtues.

 

YouTube Preview Image