Afërdita Dreshaj me detyrë të re

April 5, 2011   | Lajmet / Vijesti

Fituesja e kurorës “Miss Universe Kosova”, këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj, ishte e ftuar speciale në diskotekën “Rinora 4” për të përzgjedhur femrat që vishen më mirë. Afërdita ishte në cilësinë e agjentes së modës, duke përzgjedhur femrat të cilat ishin veshur më mirë e duke i shpërblyer ato. Për Afërditën është hera e parë një detyrë e tillë, pasi deri më tani ajo vetëm ka sfiluar dhe kënduar, kurse të tjerët e kanë vlerësuar. “Jemi çmendur mbrëmë në ‘Rinora 4’, sa femra të bukura, veç kulminacioni ka qenë Afërdita. Nuk e kemi ditur që ajo do të ishte mysafire.

Hera e parë që e shihnim Afërditën “live”, shumë e gjatë dhe alamet femre,  i ka çmendur të gjithë”, tregojnë disa të pranishëm atë mbrëmje në Zvicër, duke treguar dhe detyrën e Afërditës. “Në fillim u bënte foto vajzave dhe pastaj doli në skenë dhe zgjodhi vendin e parë, të dytë dhe të tretë për veshjen më të bukur”. Ndërkohë Afërdita është duke përgatitur një këngë të re, e cila ka shumë gjasa të jetë në duet me një këngëtar, por që akoma e mban sekret atë këngë do ta lançojë para se të udhëtojë në Brazil, ku do të duhet të paraqitet në spektakël një muaj më herët për të realizuar përgatitjet e duhura për “Miss Universe”.

YouTube Preview Image