Kodi zgjedhor i papranueshëm për shqiptarët në Mal të Zi – Video

April 5, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kodi zgjedhor i papranueshëm për shqiptarët në Mal të Zi Për partitë parlamentare shqiptare opozitare është i papranueshëm modeli i propozuar i Kodit zgjedhor të cilin e ka aprovuar Kolegjiumi i kryetarit të Parlamentit, ka deklaruar ditën e martë Amir Hollaj, shef i klubit të deputetëve të partive opozitare shqiptare.

“Me modelin aktual, të cilin e ka propozuar Kolegjiumi, suprimohen të drejtat e arritura të shqiptarëve”, thekson Hollaj. Sigurisht ky propozim do të pranohet nga shumica, por për fat të keq jo edhe nga partitë opozitare shqiptare, njofton KosovaLive.

Shefi i klubit të deputetëve të partive opozitare shqiptare shton se do të përpiqet që t’i bind partitë tjera parlamentare se duhet të mbrohen të drejtat e arritura të shqiptarëve në Republikën e Malit të Zi.

 

KOHA NET