Nënkryetari i Komunës së Prishtinës priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit

April 7, 2011   | Kulturë / Kultura

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, gjatë një takimi që pati sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga , ka ripërsëritur edhe njëherë gatishmërinë e Komunës së Prishtinës për promovimin e turizmit dhe kulturës së qytetit të Ulqinit, si dhe thellimin e bashkëpunimit midis të dy komunave, duke premtuar se do të bëhen vizita të rregullta reciproke me qëllim të promovimit sa më të mirë të investimeve në Ulqin, si dhe në fuqizimin e komunitetit shqiptar që jetojnë në Malin e Zi.
Nga ana e tij kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, pasi shprehu falënderimet e tij për Komunën e Prishtinës dhe institucioneve tjera kosovare për mbështetjen dhënë Komunës së Ulqinit në fushën e turizmit, ai shprehu bindjen që edhe në këtë vit Ulqini nuk do të mbetet i harruar nga kosovarët.

“Sivjet jemi edhe më të përgatitur që në tërësi t’i përmbushim kërkesat e vizitorëve, andaj presim një numër më të madh të tyre sivjet”, ka thënë kryetari Hajdinaga.

Ndërkaq, me ftesë të kryetarit Hajdinaga, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe nënkryetari Avdullah Hoti do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Komunën e Ulqinit, në muajin qershor të këtij viti.

 

 

Komuna e Prishtinës
YouTube Preview Image