Klubi i karatesë Ulqini dallohet në turneun Brezi i artë

April 21, 2011   | Sporti / Sport

Klubi i karatesë “Ulqini” dallohet edhe në Çaçak në turneun tradicional “Brezi i artë”

Ulqini vazhdon me rezultate në arenën ndërkombëtare

Më 16-17 prill në Çaçak të Serbisë klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në Turneun tradicional të

karatesë “Brezi i artë” i cili u mbajt për të 40-tën herë.

Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë me 7 garues të gjeneratës së kadetëve dhe juniorëve: Antigona

Rama, Radica Dashiq, Ena Kovaçeviq, Sretena Gjuriq, Hantije Ibroçi, Angjella Marnikoviq dhe Albion

Duraku. Me medalje u kurorëzuan garuesit Albion Duraku – medalja e argjendtë dhe Radica Dashiq –

medalja e bronztë, kurse garuesit e tjerë edhe pse u treguan mjaft të mirë, për fat të keq nuk arritën të

kurorëzohen me ndonjë medalje. Në këtë garë konkurenca ishte mjaft e fortë, pasi që shtetet të cilat

morën pjesë u përfaqësuan me garuesit më të mirë të tyre.

Ditën e parë të turneut morën pjesë kadetët, juniorët dhe seniorët, pra më të mirët e 10 shteteve

pjesëmarrëse dhe të 101 klubeve me mbi 900 garues, kurse ditën e dytë garuan mbi 1000 garues të

gjeneratave të vogla.

 

-Turneu ishte i organizuar në një nivel mjaft të lartë dhe mund të krahasohet me kampionat evropian.

Jemi më se të kënaqur që ishim pjesëmarrës të këtij turneu dhe me dy medaljet e fituara. Kjo ishte edhe

një përvojë më e madhe, si për garuesit tanë, ashtu dhe për ne trajnerët e klubit, – shprehen trajnerët

që morën pjesë në këtë turne Kujtim Sukaliqi dhe Anell Beganoviq dhe vazhdojnë: – Jemi të bindur se

me këtë ritëm që jemi duke punuar ne trajnerët dhe udhëheqësia e klubit, do të vazhdojmë të arrijmë

rezultate shumë të mira edhe në të ardhmen.

 

Falënderojmë sponzorin tonë, ndërrmarrjen ndërtimore Final Trade, i cila na ka ndihmuar që të marrim

pjesë në këtë garë.