Floktar, berber salon CUFI

May 3, 2011   | Shoqëria / Društvo

Një virtuoz për flokët e juaj…një mjeshtër e frizurave të ndryshme, duke filluar nga ato klasike deri te ato moderne..
Ke Cufi “qethen” të thomë më mirë “friziraten” persona të botës politike, sporti, fëmi të cilët i sjellin prindërit, dhe ato të moshuarit.. Vin nga Rana, Kalaja, Pazari dhe rethina,..të gjithë e njohin..
Është një njeri i sinqertë, modest dhe i “butë” siç thotë populli ynë…gjithmonë ju pretë me një shprehje e cila më duket se është karakteristike veç për Cufin,.. “ku je, të presë tash disa ditë”..dhe kështu vazhdon biseda..është i informuar për të gjitha ngjarjet nga bota e politikës dhe asaj “tjetrës”..
Cufi është një kombinim i një “berberi” i jashtëzakonëshëm i Pazarit tonë, i cili e ruan traditën e asaj qendre aqë të njohur te zemrës te qytetit tonë,..me këtë bashkohoren, moderne…

Cufi është një njeri i cili i adaptohet “myshterive” dhe për çdo “myshteri”, pavarur nga mosha e ka të “pregaditur” temën..
Bejtexhit e Ulqinit kishin me thënë se e ka “xhevapin në xhep” gjithmonë, për secilin…
“Butiku” në të cilin mundë të fitoni një pamje më të bukur dhe më të mirë gjendet përballë gjimnazit..
Duart e këti mjeshtri, pas një “terapie” normale me siguri do të ju sjellin një disponim më të mirë…
Cufi e ka mësuar “zanatin”ke Bylo Sadiku në qendër të Pazarit ..dhe pas një kohe të gjatë nën patronatin e këtij mjeshtri, ka vazhduar punën si “frizer” duke e ushtru këtë mjeshtri deri në perfekcionizëm..

 

Ismet Karamanaga Facebook
YouTube Preview Image