Genta Ismajli: Po bëhem gati të pushtoj Europën

May 3, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nuk u mjaftua me çeljen e një kanali zyrtar të saj në youtube.com, por tanimë po përgatitet të “pushtojë” tregun evropian me këngën e saj më të re të zhanrit rock-balade, “Poison”.

Sapo dëgjova këngën time “Poison”, e cila do të jetë një hit në gjithë Europën.

Kënga është shkruar dhe prodhuar nga vëllezërit Berman, fitues të çmimit Grammy”, – ka thënë Genta, e cila prej disa kohësh po i mungon tregut muzikor. Berman Brothers kanë fituar dy çmime Awards dhe janë producentët e këngës hit “Who let the dogs out”, nga Baha Man.

Unë do të punoj në të ardhmen me Berman Brothers, të cilët kanë fituar dy çmime Awards”, – ka thënë Genta për mediat, ndërkohë që edhe pse më herët ka tentuar të futet në tregun global të muzikës, vetëm tani mund të jetë çasti i saj.

Këngëtarja seksi ka thënë gjithashtu, se në SHBA ka kryer takime me një emër të njohur si Richard Perry- bashkëshorti i aktores së famshme Jane Fonda, ndërsa neve nuk na mbetet veçse të presim për gjithë këto risi të njoftuara prej këngëtares seksi.

Sa i takon tregut shqiptar, shumë shpejt Genta do t’u dhurojë fansave një CD me këngët e saj më të mira ndër vite, ku nuk do të mungojnë edhe 5 krijime të reja.

Standard
YouTube Preview Image

3