Ana Malit : Turizmi Rural dhe Malor i Ulqinit

Pothuajse të gjithë banorët e Kosoves dhe  veriut të Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë si emigrantë në Itali dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore kanë zgjedhur pikën e kalimit kufitar Sukubin – Muriqan, 13 km nga Shkodra, për të hyrë në Shqipëri dhe për të vazhduar rrugën ne destinacione tjera. Ky fakt është më bindës kur statistikat e marra nga pika e kufitare e Muriqanit flasin për rreth 3500 deri 4500 persona që hyjnë çdo ditë nga kjo pikë kufitare. Kostoja më e lirë, rruga më e mirë, si dhe shërbimi më i shpejtë në dy anët e doganës janë disa nga arsyet që kanë joshur emigrantët të zgjedhin Muriqanin. Emigrantët hyjnë në Mal të Zi në portin e Tivarit, nga aty udhëtojnë drejt Ulqinit dhe më pas në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. I gjithë udhëtimi nuk zgjat më shumë se 60 km, por nuk është vetëm distanca e vogël nga porti i Tivarit ajo që i shtyn, por edhe shërbimi i shpejtë pa radhë ajo që ka bërë për vete emigrantët të ndjekin këtë linjë udhëtimi për të hyrë në atdhe.

Foto nga Tahir Tahiri

Turizmi eshte nje sektor me potenciale rritjeje, kjo per shkak te burimeve natyrore si dhe te vendeve me karakter historik dhe kulturor qe ndodhen ne te dyja anet e zones se programimit. Secila pjese e kufirit ka potencialet e saj individuale: natyre terheqese, bregdet te mrekullueshem, liqene terheqese, parqe kombetare, vende historike si dhe mundesi per zhvillimin e sporteve malore dhe turizmit rural.

Në territorin e Ulqinit ka disa rajone në të cilat është mjaft mirë i zhvilluar turizmi rural dhe ai malor.

Ana Malit me fshatrat e veta  Amull ,Bojk ,Brajsh ,Katerkollë ,Kllezna e Nalt ,Kllezna e Posht ,Draginë ,Kaliman ,Kosiq ,Kravar,Krythë, Leskovc ,Lisna Borë , Megjureç , Millë, Sukubinë ,Fraskanjel ,Shas,Shtoder ofrojnë mundësi pa fund për turizëm rural dhe malor që vetëm duke i  prekur mund ti shijosh dhe përjetosh nga afër eksperienca të paharueshme.
Ulqini eshte nje nga qytetet me te vizituara te vendit tone. Gjate kesaj vere, ne qytetin historik mberriten vizitore te shumte, numer i cili ne krahasim me vitet e kaluara eshte i larte. Pjesa me e madhe e tyre kane qendruar ne qytet vetem disa ore, kohe e mjaftueshme per te vizituar muzeun historik te Ulqinit, e me pas jane larguar ne drejtim te destinacioneve te tjera turistike te vendit tone. Banoret vendas dhe autoritetet lokale e njohin mire rendesine qe ka turizmi per te ardhmen e qytetit, por jane te ndergjegjshem edhe per te metat e organizimit te tij.

Kalaja e Ulqinit dhe qyteti antik Shasi, destinacioni i preferuar

Qyteti antik Shasi, gjate viteve te fundit, ka qene pika me e preferuar ne shkalle vendi per turistet shqiptare dhe te huaj. Anamalsit  thone se “kush nuk ka vizituar qyteti antik te Shasit , nuk ka vizituar Ulqinin”. Numri i vizitoreve kosovare ne Muzeun Historik të Ulqinit dhe qytetin antik te Shasit ka pasur nje rritje te vazhdueshme, ndersa nuk kane munguar vizitoret nga ane te ndryshme te globit.
Anamalsit thone se qyteti ka vene ne dispozicion te vizitoreve jo vetem mikpritjen dhe bujarine, por edhe disa nga vlerat e tij tradicionale.

Numri gjithnje e ne rritje i vizitoreve eshte nje tregues i rendesise historike dhe turistike qe ka rajoni i Anës së Malit.
Ulqini, se bashku me Ane te Malit,me fshatrat Amull ,Bojk ,Brajsh ,Katerkollë ,Kllezna e Nalt ,Kllezna e Posht ,Draginë ,Kaliman ,Kosiq ,Kravar,Krythë, Leskovc ,Lisna Borë , Megjureç , Millë, Sukubinë ,Fraskanjel ,Shas,Shtoder si fshatra qe bartin pjese te rendesishme nga historia e kombit tone, duhet te mbeshteten me shume nga qyteti i Ulqinit.

Popullsia e Anës së Malit është e ndarë në 20 fshatra, të cilat deri në vitet 1970 kanë qenë të mirë populluara, por për arsye të kushteve jo të mira ekonomike anamalasit deytrohen të emigrojnë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, i cili u zhvillua në vitin 2003 Ana e Malit kishte 5538 banorë, apo 627 më pak se në regjistrimin e vitit 1991.

Kjo trevë përbehet nga popullsia fshatare. Struktura e popullsisë në përbërje të saj ka të gjitha grupmoshat, por pjesa më e madhe e saj është në moshë aktive, në moshë pune. Mosha mesatare e popullsisë është relativisht e re, por për shkak të papunësisë kjo popullsi aktive është pakësuar kryesisht për shkak të migrimit të ndjeshëm të rinisë. Popullsia e kësaj treve malore përballet përditë me kushte relativisht të vështira jetese për vetë faktin se këtu mungojnë investime në fusha të ndryshme ekonomike, pavarësisht nga resurset e mrekullueshme që i ka falë Zoti. Popullsia e Anës së Malit është e ndarë në 20 fshatra, të cilat deri në vitet 1970 kanë qenë të mirëpopulluara, por për arsye të kushteve jo të  m i r a  e k o n omi k e  a n ama l a s i t  deytrohen të  emi g r o j n ë .
S i p a s regjistrimit të fundit të popullsisë, i cili u zhvillua në vitin 2003 Ana e Malit kishte 5538 banorë, apo 627 më pak se në regjistrimin e vitit 1991.

Kalimi i te ardhurave qe perftohen nga taksat e biznesit te madh ne komun te Ulqinit duhet te jen ne favor te permiresimit te infrastruktures se qytetit te Ulqinit dhe infrastruktures se Anes se Malit ku  do te zhvillonte dukshem kushtet e ofertes turistike.

Malet madheshtore pyjet e ahut, livadhet, burimet e ftohta si dhe potencialet e veçanta qe ka Ana Malit si zone malore turistike dhe klimaterike te vleresuara per bukurite natyrore, ofrojne mundesi te medha per ushtrimin e turizmit ne te gjitha stinet e vitit.
Befasia dhe bukuria, qe te ofron kjo zone, fillon qe me pranine e pyjeve te dendura, ku perveç atyre te ahut qe mbizoterojne ne kete zone, nuk mungojne edhe pyjet e tjera te larmishme me, Panjen, Frasherin, Villin, Bungun, Shkozen, Delline, Thanen, Arren e Lajthine, pa perjashtuar ketu edhe bimesine e ulet qe ia shton edhe me shume bukurine kesaj zone mbreselenese. Nje nga pikat piktoreske ne kete mrekulli natyrore eshte padyshim edhe qyteti antik i Shasit me 365 kisha aq dit sa ka viti,nje pike e ransishme ku  do te zhvillonte dukshem kushtet e ofertes turistike te Anes se Malit.

Ana Malit park zoologjik natyror

Quhet i tille nga banoret e saj dhe nga vizitoret, pasi ka nje hapesire te admirueshme, e cila i ofron kushte te mira jetese disa llojeve te ndryshme te kafsheve te egra si;  Dhia e eger, derri i eger, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa anashkaluar rreqebullin, zardafin e iriqin.
Po perveç shumellojshmerise se kafsheve te egra, pylli i Anes Malit  eshte mjaft i pasur edhe me shpende te ndryshem si shqiponja, skifteri, thelleza, pellumbi, gjeli e pula e eger e shume shpende te tjere qe folenizojne atje. Nuk duhen lene pa u permendur edhe pasurite e lumit te Bunes, qe buron ne liqe te Shkodres ku gjendet shume lloje te tjera peshqi ,por gjithashtu zduhet te lehet  anash as liqeni i Shasit me pasurit e saj natyrore.
Resurset natyrore te kesaj zone jane te lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike te banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit.
Aty do të gjeni ujin e pastër të detit, shërbim dhe cilesi të lartë, kuzhinë tradicionale e moderne, laguna, liqene lumenj etj. Aty ofrohen shumë mundësi për të gjithë ata që tërhiqen nga natyra, eko-turizmi. Gjithashtu ka zogj e kafshë të tjera të cilat ofrojnë mundësine e praktikimit të gjuetisë, në eko-sistemin e pasur te zones.

Bregdeti i Ulqinit duke qënë i populluar që në antikitet, krijon mundësi, për t’u njohur edhe me historinë e saj, kulturën e te vecantat e tyre.
Interesi per antikitetin dhe burimet kulturore të Ulqinit dhe Anes se Malit lidhen kryesisht me dy aspekte, vetë lashtësine dhe historinë e kulturën e saj, si nje nga vëndet më të vjetra të Evropës, gjithashtu dhe fale zhvillimit te saj mes kufijve të lindjes dhe perëndimit. Bukuria dhe pozicioni i saj gjeografik, bëjnë që Ulqini të ofroje shume më teper, për t’u pare e treguar gjithe vizitoreve dhe turisteve qe vijne dhe vizitojne kete zone, duke mos ofruar vetem pushim per det dhe diell por gjithashtu nje trashegimi te tere historike, kulturore, natyrore etj.

Ka shume fakte historike,objekte kulturore dhe arkeologjike me mjaft vlera për t’u vizituar,te cilat jane gjurme dhe dëshmi e gjalle e nje popullimi që në erën Paleolitike. Në lashtësi shumë qytete të rëndësishme ilire lulëzuan pikerisht përgjate bregdetit. Edhe gjatë mesjetës disa nga qytetet bregdetare siç ishte Ulqini janë dalluar për zhvillimin e tyre duke ofruar një trashëgimi të pasur kulturore, e cila është materializuar në monumentet e shumta kulturore, të cilat mund t’i ndeshim në gjithë bregdetin e Ulqinit.

Në rase ndaloheni për të buajtur në Anë të Malit në ndonjë shtëpi private,ju duhet të ndajni për një natë buajtje prej 3€ deri 6€ për person,(çmimi mvaret nga komoditeti).

Mirë se vini në Anë të Malit

H.B
Lajme nga Ulqini

Shikoni Fotogalerin e Anes së Malit



Shasi ilir i 365 kishave – dokumentar top channel