Ballkani zyrtarizon njohjen e Kosovës në BAHA

May 12, 2011   | Anketë / Anketa

Shtetet antare të Aleancës Ballkanike: Maqedonia, Bullgaria, Serbija, Bosna e Hercegovina, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Kroacia e Shqipëria zyrtarisht e me solemnitet rasti pranuan sot në këtë Aleancë me të drejta të barabarta edhe Kosovën.
Aleanca e Ballkanit e Asociacioneve hotelierike ( BAHA ) zyrtarizon marrëveshjen me Shoqatën Turistike dhe të restauranteve të Kosovës ( TAK / SHTK )

Prishtina dhe Hoteli AFA sot ishin qendra e vëmendjes turistike të Ballkanit. Vendimi që u mor më 2.shkurt sivjet në Budva të Malit të Zi për pranimin e Shoqatës Turistike dhe të restauranteve të Kosovës (TAK / SHTK ) në Aleancën Ballkanike të Asociacioneve hotelierike u zyrtarizua (BAHA ) sot me nënshkrimin solemn të marrëveshjes.

z. Izedin Statovci, z/v kryetar i TAK / SHTK në hapje të solemnitetit njohtoi se TAK / SHTK është themeluar para një viti dhe deri më sot ka antarsuar një mori biznesesh turistike e hoteliere. Suksesi i rradhës i TAK / SHTK është antarsimi në Aleancën Ballkanike të Asociacioneve hotelierike duke shprehur shpresën, tha në përmbyllje të fjalës së Tij, se “ pret përkrahjen e institucioneve të Kosovës “.

z. Zak Topuzi, përfaqësues nga Shqipëria, kryetar i BAHA-s, nënvizoi se ky Asociacion i Turizmit dhe i Hotelierisë së Ballkanit bashkon subjektet biznesore të turizmit e hotelierisë në Ballkan duke synuar përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve turistike – hoteliere. Duke ditur rëndësinë e kësaj dege ekonomike qëllimi i BAHA-s është që të krijojë BRAND për Ballkanin, veçori e të cilit është se për pak orë mund të kalohet nga bjeshkët në det dhe anasjelltas.

Synojmë, tha në vazhdim z. Topuzi zhhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, shfrytëzimin maksimal të potencialeve, e me bashkpunim të ndërsjelltë, me pako turistike të përbashkëta, t i mundësohet turistit qëndrim i këndshëm disa ditësh në gjithë Ballkanin. Z. Topuzi përmbyllin fjalën e Tij me porosinë-sllogan: Le të punojmë së bashku për të arritur më të mirën.

z. Elmar Kunz, ekspert i Turizmit nga Gjermania, njohës i mire i rrethanave dhe i nivelit, potencialit e performansave turistike në Ballkan, për shtatë vite i angazhuar në zhvillimin e kësaj dege në Kosovë, u angazhua për lidhjen e bashkpunimit të ngushtë të turizmit dhe hotelierisë në Ballkan, duke e mbështetur, në këtë kontekst edhe antarsimin e Kosovës në BAHA – për të krijuar një ofertë të përbashkët e më të begatë turistike në gjithë Ballkanin.

z. Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ishte dukshëm i entuziazmuar me këtë ngjarje dhe me mundësinë për një permormansë të re të turizmit e të hotelierisë së Kosovës. Ai ceku nevojën e Kosovës për përmirësimin e imazhit – duke e ilustruar këtë imazh të ri të krijuar me praninë e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit – tanime anëtare të BAHA-s.

Realiteti i Kosovës, theksoi në vazhdim z. Gërxhaliu, është jo vetëm integrimi politik por edhe integrimi ekonomik, i cili nuk është i mundshëm pa integrimin e turizmit, dhe është me rëndësi që TAK / SHTK me hyrjen në BAHA po e arrinë këtë: Sot promovohet bashkpunimi ndër- rajonal në turizëm që është një degë me rëndësi në ekonomi. Ndaj, përmbylli z. Gërxhaliu, OEK falenderon të gjithë ata që kontribuan në këtë drejtim.

Marrëveshjen e antarsimit të TAK / SHTK në BAHA e nënshkruan z. Izedin Statovci dhe z. Zak Topuzi, marrëveshje kjo që njëherit TAK / SHTK njeh edhe si anëtare me të drejta të barabarta të Federatës Euro-Mediterane të Restauranteve ( ERHF ) dhe të Asociacionit Ndërkombëtar të Hoteleve e Restauranteve ( IHRA ), që është formuar para 158 vitesh në Koblenc të Gjermanisë.

Aktin solemn të antarsimit të TAK / SHTK në BAHA e pasoi edhe akti solemn i pasurimit të Rendit të Fisnikëve ( kalorës, duke ) edhe me një anëtare të re, kësaj rradhe nga Kosova. Ekspertja e hotelierise dhe e turizmit Mr. Alije Berisha, për punë të palodhëshme, për kontribute e rezultate në zhvillimin e hotelierise e turizmit në Kosovë, u promovua solemnisht për fisnike dhe u gradua në Rendin e Fisnikëve

Pasi veshi rrobat e Fisnikes si simbolikë gradimi, zonja Berisha ftoi për ecje më tutje përpara së bashku drejtë sukseseve të rradhës në këtë lëmë.

TAK / SHTK në fund ndau mirënjohjet për fisnikët e grades se Rendit të Fisnikëve

të BAHA-s të pranishëm sot në solemnitet, nga: Bosna e Hercegovina, Serbia, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria.

Përfaqësuesit e asociaciacioneve turistike të shteteve të Ballkanit, antare të BAHA-s, mbrëmë vizituan Gjilanin ku shijuan mikpritje të mrekullueshme në restaurantet BUJANA, ndërsa sot vizituan OEK ( me ecje këmbë në rrobat atraktive të fisnike në Sheshin “ Nëna tedreze “ ), kapacitetet turistike të Brezovicës dhe Brodit.

Është arritur marrëveshja me kolegët nga Bullgaria, të cilët u ofruan për lobim të përbashkët, që në bashkpunim me TAK / SHTK, Ministrinë e punëve të jashtme dhe Ambasadën e Bullgarisë në Prishtinë, të tentohet lehtësimi i vizave për qëllime turistike gjatë hyrjes në Bullgari.

Selatin Kaçaniku
http://www.balkanalliance.org/