Dritan Maraj, një fëmijë i jashtëzakonshëm

May 12, 2011   | Lajmet / Vijesti

Dritan Maraj, nxënës i klasës së tetë të shkollës fillore “Marshall Tito” në Ulqin, fitoi garën shtetërore në njohuri të gjuhës gjermane. Përveç se talent për gjuhë, ai luan kitarë, këndon, është redaktues i revistës shkollore, vallëzon, është i angazhuar në sport, është nxënës i gjeneratës, me një fjalë – fëmijë i jashtëzakonshëm!

Dritan ka katërmbëdhjetë vjet. Vitin e kaluar fitoi çmimin e parë në nivel kombëtar në lexim në gjuhën gjermane, dhe në maj të këtij do të garojnë përsëri në disiplinën e njëjtë.

– Mësoj gjuhën gjermane nga viti i tretë. Së pari unë mësojsha atë nga karikaturat në programet satelitore, dhe më vonë kam studiuar në shkollën fillore me ndihmën e profesorave Bernd Vogel dhe Matias Andre – thote Dritani.

Muzika dhe shpërblimet

Sipas Profesor Vogel, testi për këtë vit ishte shumë i vështirë dhe pët ta kryer me sukses duhej që të fliste gjermanisht si kur ta kishin gjuhë amtare. Përveç njohjes së gjuhës gjermane, Dritani nga gjuhët joamtare zotron edhe gjuhën angleze dhe malazeze.
Për Dritanin ky nuk është suksesi i vetëm, pasi përveç preferencës për mësimin e gjuhëve të huaja ky është talentedhe në fusha tjera..

Nga viti i shtatë ai merret me muzikë, kur ai për herë të parë kishte një prezantim publik në Qendrën Kulturore në Ulqin para një numri shumë të madh të pranishmeve.

– Edhe pse unë isha një fëmijë, kam pasur nderin dhe përgjegjësi të madhe, për të kënduar para 300 njerëzve, dhe mendoj se kam kënduar mirë, çka e konfirmoi edhe duartrokitja e të pranishmeve – na tregon Dritan.

Ai mori pjesë në të gjitha festivalet e këngëve për fëmijë të mbajtura në Ulqin. Në festivalin e tretë u shpërblye me çmimin e parë për interpretim kurse në festivalin e pestë fitoi me këngën ” Simphonia shpirtërore”. Në Festivali mbarëkombëtarë të këngëve për fëmijë të mbajtur në Shkodër u shpërblye me çmimin e parë për interpretim, dhe vitin e ardhshëm në festivalin njëjtën me një çmim special, atë “Inva Mula. Në festivalin, ” Rin, song & dance contest ” fitoi çmimin e tretë për interpretimin.

Nxënës i gjeneratës

– Për suksesin tim unë detyrohem mirënjohje muzikantit të njohur të të ndjerë Fiqiri Hasanagić, profesorëve Ares Fannie dhe Islam Axhemoviq, dhe prindërve të cilët më mbështeten në çdo drejtim – thote Dritani.

Videot e tij në YouTube i kanë parë më shumë se 10.000 njerëz.
Shkollën e ultë të muzikës Dritani e përfundoi në Ulqin dhe përveç të kënduarit ka mësuar të luaj me kitarë në klasën e profesor Ares Fani, ku dhe ka fituar çmime në konkurse për solo kitarë.

Në vitin shkollor 2008/09 ishte nxënësi më i mirë në Shkollën e Ulët të Muzikës dhe planifikon për të regjistruar një CD. Në fund të majit do të hap një studio muzikore vetjake.

Në vitin shkollor 2010/11 u shpall nxënësi më i mirë në shkollën fillore “Marshall Tito”.

Ai është marrë edhe vallëzim, dhe tani ushtron pingpong. Është redaktues revistës shkollore “Fjala jonë”, dhe motoja e tij është “për çdo gjë ke kohë kur doni”.

– Dritan vazhdimisht i cakton vetes qëllime. Edhe pse ai ende është një fëmijë, ai tashmë bënë plane si një i rritur – thotë nëna e Dritanit, Elmadija.

Edhe pse ka pririje në shumë fusha, ai të ardhmen e tij e sheh si një mjek. Një gjë është e sigurt – çdo gjë që do të punojë –në atë do të jetë më i miri.

Dritan Maraj. Mbane mend këtë emër.

 

Marrë nga Pobjeda

Përkthyer nga: Stafi i Promul

Promul Ulqin
YouTube Preview Image